Ndërsa filloni një negociatë intensive, është e rëndësishme që si fillim të ndërtoni besimin: kjo e bën punën e përafrimit të dy palëve të interesuara më të lehtë (dhe bën që personi përball të ketë më shumë shumë gjasa të respektojë angazhimet e tij).
Ju mund të ndërtoni besimin duke krijuar ndjesinë e ngjashmërisë mes të dyve prej jush – të ngjasosh me tjetrin është një nga mekanizmat bazë të mendjes per te përcaktuar besnikërnë. Kështu që herën tjetër kur të negocioni, gjeni dhe theksoni diçka – çdo gjë – që doe ndihmonte homologun tuaj të dallojë lidhjen mes jush.
A jeni tifoz i te njëjtit ekip sportiv? A keni bërë të njëjtat punë në fillimet tuaja? A përpiqeni njësoj të mbani një balancë punë dhe një familje? Eshte pikerisht kjo ndjenjë përkatësie ju bën më të gatshëm të bashkëpunoni dhe të gjeni një zgjidhje që funksionon për të gjithë.