Zëdhënësja e Austrian Airlines: Nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë

10/04/2019 10:07 AM 0 komente

Zëdhënësja e Austrian Airlines, avioni i së cilës u grabit dje në Rinas, ka pohuar se si një masë sigurie, se nuk do të ketë më transferta cash nga Tirana në Vjenë.

E cituar nga media britanike The Guardian, zëdhënësja Tanja Gruber tha se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi vjedhja. https://www.theguardian.com/world/2019/apr/10/albania-airport-heist-armed-robbers-steal-25m-from-austrian-airlines-plane

“Ngarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe pasagjerët,” tha ajo.

Nisja e avionit u shty me tre orë, si rrjedhojë e grabitjes. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, avioni u nis në 18.02 pasdite nga ora 15:00 që ishte planifikimi.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of