Zëvendësimi i Mario Draghi

04/08/2018 10:03 PM 0 komente

Presidenti i radhës i BQE-së pritet të zgjidhet pas kaq shumë ‘pazaresh’ politike

 

Një peshë shumë e madhe bie në supet e bankierëve kryesorë të Eurozonës. Presidenti i Bankës Qendrore Europiane (BQE) nuk është përgjegjës vetëm për sigurimin e stabilitetit monetar dhe financiar në një nga ekonomitë më të mëdha të botës. Në mungesë të një autoriteti të vetëm fiskal europian, kjo gjë bie gjithashtu mbi BQE, që të veprojë si një ‘mbrojtës’ për bllokun e monedhës, shkruan The Economist.

Në kohë krize, mbijetesa e bashkimit monetar duket se varet nga fjalët dhe veprimet e presidentit. Shefat e bankave qendrore në Amerikë, Japoni apo Britani nuk kanë pasur barrë kaq të madhe.

Megjithatë, me një kërkesë të tillë, vjen edhe një ndikim i madh. Ata që kanë nevojë për t’u bindur, duhet të rikujtojnë korrikun e 2012-s. Normat e interesit grek ishin të larta dhe investitorët po shihnin mundësinë që Eurozona të shpërbëhej. Por Mario Draghi, shefi i BQE, nxiti tregjet me një premtim për të bërë “gjithçka që duhet” për të shpëtuar euron. Gjashtë vjet më vonë, angazhimi ndihmon në përmbajtjen e rendimenteve të obligacioneve sovrane të Italisë, pavarësisht shqetësimeve rreth politikave ekonomike të qeverisë së re.

Mandati i z. Draghi zgjat deri në tetor të vitit 2019, por, hapi për ta zëvendësuar atë tashmë ka filluar. Pasardhësi i tij do të zgjidhet pas shumë emrash në garë midis 19 anëtarëve të Eurozonës. Për krahasim mund të marrim zgjedhjen vitin e kaluar të Jerome Powell, për të qenë në krye të Rezervës Federale të Amerikës.

Hipokrizia politike ka qenë një tipar i Presidencës së BQE-së që kur u krijua 20 vjet më parë. Kompetencat e BQE pasohen me ato të Bundesbank gjerman në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe pavarësisë. Ndonëse kështu, gjermanët, të dyshimtë për angazhimin e jugut të Europës ndaj inflacionit të ulët, këmbëngulën për Wim Duisenberg, një holandez që e panë si të përshtatshëm si president. Francezët dëshironin një prej tyre. Truku ishte se z. Duisenberg do të tërhiqej gjatë mandatit të tij për t’i hapur rrugën Jean-Claude Trichet, një francezi, i cili ishte paraardhësi i z. Draghi.

Ndërlikimi i negociatave për presidencën e ardhshme lidhet me faktin se edhe çështje të tjera të mëdha janë në rrezik. Vendet e lira në krye të Komisionit Europian dhe Këshillit Europian do të hapen vitin e ardhshëm. Dhe ka poste të tjera në bankë që duhet të plotësojnë. Javën e fundit filloi kërkimi i një mbikëqyrësi të bankës kryesore për të zëvendësuar francezen Danièle Nouy. Peter Praet, anëtar belg i bordit ekzekutiv të bankës, do të largohet në maj.

Shtetet anëtare duhet të vendosin se cilat role duan dhe çfarë të pranojnë, për t’i arritur ato. Në BQE, një ekuilibër mes veriut dhe jugut është thelbësor. Zgjedhja në mars e Luis de Guindos, një spanjoll, si zëvendëspresident për shembull, mendohet të lërë derën e hapur për një president nga Europa e Veriut. Me ekonominë më të madhe dhe më të populluar të Eurozonës, shumica e vëzhguesve bien dakord se është radha e Gjermanisë. Kandidati i qartë do të ishte shefi i Bundesbank, Jens Weidmann. Një studim muajin e kaluar të ekonomistëve të agjencisë së lajmeve Bloomberg e cilësoi atë si zgjedhjen më të mundshme.

Por, nuk duhet të jemi të sigurt për këtë. Një avokat i një roli minimalist për BQE, z. Weidmann ka qenë shpesh në pakicën e kundërshtueshme për vendimet e mëdha të politikave. Në vitin 2013, ai dëshmoi në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë kundër skemës së blerjes së obligacioneve që i jepte premtimin zotit Draghi për të shpëtuar euron. Disa mendojnë se i ka pakësuar kritikat ndaj bankës kohët e fundit, ndoshta për të pozicionuar veten në postin e lartë. Megjithatë, ai nuk ka gjasa të ketë shumë mbështetës të Europës Jugore. Burime të brendshme gjithashtu pyesin veten nëse ai është tepër ortodoks për të përfytyruar zgjidhje jokonvencionale në një krizë.

 

Kapitali politik

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ndoshta mund të siguronte ‘lartësimin e saj’. Por udhëheqësit e vendeve të tjera do të kërkonin favore të mëdha në kthim. Dhe ajo nuk mundet, pas dekadës së kaluar të vështirë, të ketë avantazh nga një gjerman në krye të bankës. Zelli gjerman për stabilitetin e çmimeve dhe disiplinën fiskale nuk ka qenë popullor në vendet e goditura nga kriza. Mund të jetë më e sigurt të mbështetet një kandidat nga një vend tjetër në veri të Evropës, i cili ndan pikëpamjet gjermane, por është më pak strikt.

Erkki Liikanen, shefi i bankës qendrore të Finlandës, është disi ‘agresiv’ dhe shihet në Frankfurt si një kontribuues konstruktiv në debatet e politikave. Edhe pse ai është 67 vjeç dhe dha dorëheqjen nga Banka e Finlandës këtë muaj, thuhet se ai do të konsideronte rolin e BQE-së. Pasardhësi i tij, Olli Rehn, gjithashtu mund të jetë në drejtimin e BQE, ashtu si Klass Knot, shefi i Bankës Kombëtare Holandeze. Philip Lane, i cili kryeson bankën qendrore të Irlandës dhe ka një sfond akademik mbresëlënës, konsiderohet gjerësisht si kryesues për të zëvendësuar z. Praet.

Kthesat e marrëveshjeve nënkuptojnë se një “pazar i madh” midis Gjermanisë dhe Francës, që përfshinte vende të tjera të punës në BE, mund të vinte sërish një francez në krye. François Villeroy de Galhau, guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, mendohet të ketë marrëdhënie të mira me presidentin Emmanuel Macron. Një tjetër kryesues mund të jetë Benoît Coeuré, i cili tashmë është në bordin e BQE-së. Megjithëse ai konsiderohet kandidat i mirë, promovimi i tij do të varet nga avokatët, duke gjetur një mënyrë që duket se do të ndalojnë kushtet e përsëritura.
Një surprizë nuk mund të përjashtohet. Z. Draghi, një italian, u emërua pas një gjermani, Axel Weber, që doli nga gara; ai u zgjodh edhe pse një tjetër jugperëndimor, Vítor Constâncio, ishte nënkryetar. Por rreziku është që kandidati i suksesshëm është më pak i kundërshtueshëm dhe jo i aftë. Kjo do të dëmtonte besueshmërinë e fortë të BQE-së.

Pasojat nga një proces i tillë i përzgjedhur politikisht mund të fillojnë të ndihen edhe para se z. Draghi të largohet. Ndërsa blerjet e aseteve zbresin, mjeti kryesor i politikës së BQE është udhëzimi i tij mbi normat e interesit. Pritet që normat të qëndrojnë të pandryshuara “të paktën deri në verën e vitit 2019”. Por paqartësia mbi pasardhësin e z. Draghi mund të dëmtojë këtë udhëzim, thotë Huw Pill i Goldman Sachs, një bankë investimi. Kjo mund të shkundë edhe besimin në gatishmërinë e bankës për të vepruar në një krizë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e Eurozonës përgatiten për këtë garë, ata do të bënin mirë të marrin në konsideratë ndikimin në tregje.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of