Dukej shumë e bukur për të qenë e e vërtetë. Pro-europiani Emmanuel Macron është diplomuar nga shkolla e madhe ENA, ka dalë nga banka Rothschild, është mbështetur nga media, ka dalë nga politika e Hollande, është shok i emigrantëve: të gjitha këto gjëra – Europe, Ena, bankat, Paris, media, Hollande, emigrantët – që thellë Franca urren më së shumti. Sulmi ndaj policëve në Champs-Elysees ka thyer kët magji, apo e bëri atë më të brishtë.
Megjithatë, sondazhet janë unanimë: Emmanuel Macron, 39 vjeçari i butë, i pasur, pianist – ai ka studiuar për dhjetë vjet në Konservator -, me sy blu (si të gjithë kandidatët e mëdhenjpërveç njërit), nesër pritet të fitojë në raundin e parë të garës për president në Francë dhe pas dy javëve të mundë Marine Le Pen në balotazh.
Në sondazhet e djeshme ka rritur hendekun – në pesë pikë – ndaj kandidatit tjetër Fillon, që po bie me shpejtësi. Mbetet të shihet nëse sondazhet fotografojnë realisht Francën e hidhëruar të pranverës 2017, apo atë botë ideale ku Londra vota për të qëndruar në Evropë dhe Hillary bëhet president e Shteteve të Bashkuara. Kjo është e gjitha shumë e mirë për të qenë e vërtetë, shkruan e përditshmja italiane, Corriere.
Kandidatja tjetër anti euro, Marine Le Pen ka kërcënuar se në rast se fiton ajo, atëhere do të mbyllen kufijnë. Sulmi i fundit terrorist në Francë, ku u sulmuan dy policë, pritet të ketë ndikim në 27% të të pavendosurve.
Skenarët
Megjithatë, rezultati mbetet i paparashikueshëm. Katër candidate janë praktikisht në linjë për të luftuar për balotazhin. E ardhmja e Francës, dhe në disa mënyra edhe të Evropës, nuk kishte qenë asnjëherë kaq e paqartë sa në prag të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Dhe në qoftë se François Fillon, Marine Le Pen, Emmanuel Macron dhe Jean-Luc Melenchon ndodhen pothuajse në një nivel, katër janë edhe skenarët kryesore që do të propozohen në tregje, duke filluar nga e hëna.
Nëse Macron e Fillon zënë dy vendet e para në raundin e parë që do të mbahet të dielën dhe shkojnë në balotazh në 7 maj, më shumë mundësi ka të fitojë Macron, për shkak të skandaleve që ka pasur kandidati tjetër për lidhje të familjarëve më parlamentin. Tregu do të mirëpriste fitoen e secilit.
Nëse Fillon do dilte në balotazh me Le Pen e Melenchon, reagimi fillestar i tregjeve do ishte pozitiv, sepse pritet që Fillon në raundin tjetër të marrë dhe votat e Melenchon.
Seknari i tretë është ai më negativi për tregjet, që Le Pen e Melenchon të shkojnë në balotazh. Një skenar i tillë do të bënte që investitorët të viheshin përpara zgjedhjes së të keqes më të vogël, euroskepticizmit të Le Pen, dhe kthimit të shtetit të mirëqenies, me ndërhyrje të shumta, që është shumë i kritikuar nga financa e globalizuar, model që e propozon Melenchon.
Skenari i katërt, që është edhe më i mundshmi është ai i pritjes. Kjo nënkupton një raund të dytë në të cilin përballen Macron dhe një prej dy kandidatëve më anti sistem Le Pen e Melenchon. Në këtë rast ka shumë të ngjarë që tregjet të rrinë duke vëzhguar, në pritje të një rezultati që nuk është i lehtë për tu parashikuar, për të ndjekur më pas një nga skenarët “pro treg” ose “anti treg”, në varësi të fituesit.