Në të gjithë vendin u dhanë 210 leje në tremujorin e fundit, nga 150 që ishin dhënë për të gjithë 9 mujorin…
Pas një periudhe mesë dy vje[are, kur tregu I ndërtimit në Tiranë u bllokua, për shkak të mungesës së lejeve të ndërtimit, tremujori I fundit I 2013-s ka shënuar një kthesë. Numri I lejeve të ndërtimit të dhënave vetëm në kryeqytet ishte 79, kur në gjithë periudhën janar-shtator 2013, në Tiranë ishin dhënë gjithsesj vetëm 8 leje.
Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në buletinin statistikor të tremujorit të katërt.
Sipas INSTAT, Në tremujorin e katërt 2013 janë miratuar gjithsej 210 lejendërtimi, sipërfaqja e të cilave është 561.712 metra katror.Lejet e miratura për ndërtesa rezidente zënë 46,2 % tënumrit gjithsej të lejeve, dhe ato për ndërtesat jo rezidente53,8 %.
Përsa i përket, vlerës së përafërt gjithsej të lejeve tëndërtimit të miratuara, është rritur 79,7 % krahasuar metë njëjtën periudhë të vitit kaluar, dhe 145,9 % kundrejttremujorit paraardhës.
Në këtë tremujor, ndërtesat zënë pjesën më të konsiderueshmetë kësaj vlere me 99,5 %.
Vlerën më të lartë të lejeve të ndërtimit për ndërtesatë miratuara sipas klientëve, e zënë klientët privatë me99,8 %, ndërsa përsa i përket vlerës së lejeve të miratuarapër punime inxhinierike janë klientët shtetërorë të cilët zënë97,5 % të kësaj vlere.
Gjatë këtij tremujori, numri i lejeve të ndërtimit të miratuarapër ndërtesa të reja është përqëndruar në qarqet e Tiranësme 37,6 %, Durrësit me 36,7 % dhe Shkodrës me 10,0 %.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.