Bordi i ri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka miratuar 22 licenca dhe leje për operim përfshirë këtu edhe ndërmarrjen “Trepça”, nga 30 aplikime që i kanë shkuar gjithsej këtij komisioni.
Ky bord i ka dhënë vetes detyrë që deri më 15 qershor t’i shqyrtojë të gjitha aplikacionet dhe kërkesat e adresuar ndaj këtij komisioni.
Këtë i ka bërë të ditura Musa Shabani, kryetar i ri i bordit të Komisionit për Miniera dhe Minerale gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.