Forma e ekraneve të smartfonave tanë, në të cilin mund të shikoni edhe filma apo seriale, nuk do të jetë më një kuti katrore. E madje, nuk do të thyhet edhe nëse do ta hidhni apo shkundni atë. Tashmë, juve ju duhet vetëm ta zgjidhni atë dhe mbajeni me vete. Teknologjia e të shfaqurit të imazheve, e cila shpreh një numër të madh të tyre, në forma të panumërta, po zhvillohet dita-ditës. Gjithnjë e më tepër, duke “luftuar” kështu edhe pritshmëritë dhe parashikimet e mëparshme.
Zyrtarë nga LG kompania kanë raportuar javën e kaluar se “zhvillimi i teknologjisë së imazheve ka krijuar një hapësirë virtuale, në një xham, teknologji kjo tashmë e realizuar e përfunduar me sukses, ku promovohet edhe një prototip i tillë. Gjithsesi, do të duhet kohë para se ky produkt të komercializohet nga masa, e të ketë kërkesë. Atëherë do të vijojmë me prodhimin dhe shpërndarjen e kërkuar”.
Dy kompanitë lidere botërore në ekrane dhe shfaqje, LG dhe Samsung, ndajnë gjysmën e tregut global së bashku. Për të mbajtur këtë pozicion, ato po punojnë në dy tipe të reja teknologjie që do t’u ofrojë përdoruesve përvoja të reja në ekran transparent dhe shfaqje fleksible, të kalueshëm.
Samsung dhe LG kanë bërë shumë investime dhe kanë sjellë shumë risi sa i përket prodhimit të ekraneve. LG G Flex ishte pajisja e parë me ekran të lakuar, ndërsa Samsung Galaxy Note Edge ishte telefoni i parë inteligjent që kishte xham të lakuar. Kompanitë nuk do ta lënë me kaq, pasi ato po punojnë për krijimin e pajisjeve të reja me këtë teknologji të ekranit.
LG ka bërë të ditur për gazetën prestigjioze “Business Korea” se po punon për krijimin e ekraneve transparente, të cilat përdoren aktualisht te makinat luksoze ose avionët. Ndërsa një zyrtar i Samsung-ut konfirmoi sërish se kompania do të nisë në vitin 2016 prodhimin e telefonave inteligjentë të lakueshëm. Kompania ka krijuar disa prototipa të tilla deri tani, madje ka siguruar edhe patenta për ekrane të lakueshme për telefona inteligjentë dhe tabletë. Nuk është hera e parë që kompania premton një ekran të lakueshëm për “vitin e ardhshëm”, kështu nuk duhet t’ju besojmë shumë këtyre premtimeve. Gjithsesi, do të ishim të kënaqur të kishim telefona inteligjentë të lakueshëm në të ardhmen.