Euro u dobësua drejt nivelit më të ulët në 11-vjet kundrejt dollarit teksa Banka Qendrore Evropiane zgjeroi programin e saj të blerjes së obligacioneve duke përfshirë obligacione qeveritare, një politikë që tenton të zhvlerësojë monedhën.
Monedha e përbashkët e 19 vendeve ra kundrejt të gjithë përvec dy mobedhave të 16 homologëve më të mëdhenj të grupit të saj teksa Presidenti i BQE Mario Draghi njoftoi planet për të blerë 60 miliard euro (69 miliard dollarë) në muaj borxh publik dhe privat deri në shtator të 2016. Përpara njoftimit, BQE kishte deklaruar se po konsideronte blerjen e 50 miliard eurove në muaj.
‘Është më e madhe se pritshmëritë në aspektin e madhësisë dhe kohëzgjatjes,’ tha Neil Jones, kreu i shitjeve të fondeve të mbulimit në Mizuho Bank Ltd në Londër. ‘Masat e sotme do të rrisin presionin mbi vlerën e euros.’
Euro ra 0.5 për qind në 1.1550 dollarë në Londër, pasi ra gati 0.8 për qind në 1.1513 dollarë. Ajo ra në 1.1460 dollarë më 16 janar niveli më i dobët që nga nëntori 2003. Monedha e përbashkët ra 0.7 për qind në 135.94 jen. Dollari ndryshoi pak në 117.80 jen.
Rezerva Federale, e cila përfundoi raundin e tretë të QE në tetor, zotëron rreth 20 për qind të borxhit të papaguar të SHBA, ndërsa Banka e Japonisë rriti objektivin e blerjes së borxhit vjetortë saj në një rekord prej 80 trilion jen për të njëjtin muaj. Banka e Anglisë ka mbajtur të pandryshuar objektivin e saj të blerjes së aktiveve në 375 miliard paund (569 miliard dollarë) që nga korriku i vitit 2012.