Rritja e ngadaltë dhe inovacioni i pakët nuk tregojnë fundin e një epoke
Eventet e Apple shpeshherë janë krahasuar me ritet fetare. Fansat shohin me adhurim se si drejtuesi i kompanisë, më parë Steve Jobs, ndërsa tani Tim Cook, prezantojnë iProduktet e tyre përpara një ekrani gjigant. Megjithatë, ngjarja e fundit e Apple, më 7 shtator, ishte më pak e hareshme se të tjerat. iPhone7, smartphone më i ri i firmës, do të vijë me një kamera më të mirë, një procesor më të shpejtë dhe një ekran të përmirësuar, gjëra të cilat nuk flasin për një përmirësim të madh. Risia kryesore është që ky telefon i ri nuk do të ketë një portë konvencionale për kufjet, të cilat mund të futen në portën e karikimit apo të jenë pa tela, që kushtojnë 160 dollarë.
Kjo mungesë shkëlqimi do të zhgënjejë fanatikët, por ky iPohne i ri përmbledh me pak fjalë tregun e smartphonëve. Pas pothuajse dhjetë vitesh, që nga koha kur hodhi në treg iPhone-n e parë në mes të vitit 2007, si rritja dhe ritmi i inovacionit janë ngadalësuar ndjeshëm muajt e fundit. Çmimet kanë rënë gjithashtu. Disa njerëz kanë filluar të flasin për fundin e epokës së smatpohone-ve, sikurse u erdhi fundi dhe kompjuterëve personalë para pak viteve.
Shitjet në mbarë botën të smartphone-ve po rriten me vështirësi. Pajisjet nuk janë dhe aq të mira sa të përmbushin nevojat e përdoruesve, si dhe norma e penetrimit në smartphone-ve në vendet e pasura ka arritur në 90%. Por, shifrat në vlerë absolute janë ende mbresëlënëse. Rreth 1.46 miliardë njësi do të transportohen këtë vit, dhe ndoshta 1.76 miliardë do të jetë shifra e njësive të transportuar në 2020-n.
Këto shifra e bëjnë smartphone-n deri tani si pajisjen elektronike më popullore në botë. Por, duket se ka pak gjasa që të bëhen të domosdoshëm për t’u pasur.
Nëse smartphone-t mbeten në krye të listës së dëshirave të konsumatorëve, si do të evoluojë tregu? Risitë në pjesët harduer do të jenë të shumta, sipas Ben Wood nga CCS Insight. Telefonat e rinj do të kenë ekrane më të mirë, procesorë më të shpejtë dhe do të përbëhen nga materiale të reja. Por, një tjetër fushë premton progres të shpejtë: Inteligjenca Artificiale. Zoti Wood pret që firmat të investojnë shumë në mënyrë që të rrisin ndihmën që japin smartphone-t.
Nevoja për investim do t’i vërë flakën konsolidimit. Kandidatët më të mundshëm për të udhëhequr industrinë janë Apple (markë amerikane), Huawei (markë kineze) dhe Samsung (markë koreane). Problemet me baterinë të 2.5 milionë telefonave Samsung, me siguri nuk do të zgjasin në mendjen e konsumatorëve. Pjesa më e madhe e markave të tjera ose do të zhduken ose do të kenë vetëm qoshet e vogla të tregut. Do të ishte e pamatur që të parashikosh, ashtu sikurse bëjnë disa, që thonë se liderët e prodhuesit të smartphone-ve shumë shpejt do jenë një histori e së shkuarës. Apple mund të jetë duke planifikuar diçka të mrekullueshme për përvjetorin në vitin e ardhshëm. Kini besim.