Kostoja e sigurimit shëndetësor bazë (të detyruar) gjatë vitit 2016 është shtrenjtuar 3.8 për qind për person në krahasim me një vit më parë. Siç njofton bashkësia e sigurimeve shëndetësore Santesuisse në një komunikatë, kjo rritje e kostos është një trend që po vazhdon prej disa vitesh, shkruan srf.ch.
Përcaktues për rritjen e kostos ka qenë ngritja e çmimit të trajtimit ambulantor nëpër spitale. Në këtë segment ka pasur shtrenjtim prej 8.0 për qind. Ndërsa çmimet e paguara për shërbimet e mjekëve privat janë rritur 3.5% për person të siguruar.
Santesuisse tërheq vërejtjen se ngritja e vazhdueshme e kostos është shqetësuese, pasi në të njëjtën kohë pagat kanë pasur një ngritje të papërfillshme.
Shifrat janë publikuar dje, dy ditë para publikimit të premive të sigurimeve shëndetësore për vitin 2018. Ngritja e kostos së sigurimit shëndetësor varet edhe nga lëvizja e çmimeve të shërbimeve shëndetësore në përgjithësi, raportojnë ekspertët. /ALBINFO.CH