Më 1 tetor është mbushur një vit nga hyrja në fuqi e ligjit të ashpërsuar për dëbimin nga Zvicra të të huajve me dosje kriminale. Por numri i të dëbuarve të kësaj kategorie nuk ndryshon pothuaj fare nga ai i viteve të mëparshme, shkruan “Sonntaszeitung” duke u bazuar në një sondazh të realizuar nga ajo me autoritetet përgjegjëse në kantone.
Sipas sondazhit, numri i kriminelëve të dëbuar në periudhën 1 tetor 2016 – 1 tetor 2017 ka qenë i njëjtë me atë të zakonshmin.
Kështu, me ligjin e ashpërsuar, gjatë 12 muajve të fundit janë shqiptuar gjithsej rreth 450 vendime për dëbim të të huajve, transmeton albinfo.ch.
Kjo ka rezultuar me 400 dëbime të realizuara. Para ashpërsimit të ligjit, Zvicra ka dëbuar mesatarisht nga 500 deri 800 të huaj në vit.