Zvicër, papunësia arrin 3%

11/10/2017 8:48 AM 0 komente

Numri i të papunëve në Zvicër, i regjistruar në fund të shtatorit ka qenë 133.169. Në krahasim me muajin shtator të vitit të kaluar, ky numër është për 6.7% më i vogël.

Numri u referohet atyre që në në fund të shtatorit kanë qenë të paraqitur në Qendrat Regjionale të Ndërmjetësimit për punë (RAV), shkruan srf.ch.

Siç bën të ditur Sekretariati Federal për EKonomi (SECO), shkalla e papunësisë në periudhën e përmendur ka qenë 3.0 për Qind. Si kuotë, ajo është e njëjtë me atë të muajit paraprak por si numër është për 2409 më e ulët.

Edhe shkalla e papunësisë së të rinjve ka shënuar një rënie të theksuar. Në krahasim me shtatorin e një viti më parë ajo ka rënë për 11.6%.

Te personat mbi 50 vjeçarë, në shtator është ulur shkalla e papunësisë për 2.2%, po ashtu në krahasimmme shtatorin e kaluar./ albinfo

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz