Christoph Kapp, drejtor ekzekutiv i kompanisë NEK Umëelttechnik AG, Zvicër në një intervistë ekskluzive për “Radio Kosovën” thotë se kjo kompani po planifikon investime në ngritjen e tri parqeve për prodhimin e energjisë së pastër me turbinat e erës në Zatriq, Budakvë dhe Qyqavicë. Ai thotë se projekti do të realizohet brenda tri vitesh dhe do të kushtojë nga 210 deri në 240 milionë euro, që është investimi më i madh i huaj deri tani në Kosovë.”Projekti për parkun e energjisë së erës në Zatriq do të përbëhet nga 15 turbina, përkatësisht mullinj të erës që prodhojnë energji elektrike, me ç’ rast secila turbinë do të prodhojë nga 3.0 MW energji elektrike. Lartësia e turbinave do të jetë 100 m. Në total parku i turbinave të erës në Zatriq do të prodhojë 45 MW energji elektrike. Tashmë kemi parashtruar kërkesën tonë tek ERO (Energy Regulatory Office) në Prishtinë për fillimin e punëve në Zatriq. Ndërkohë, projekti ka marrë licencën provizore nga ERO. Gjithashtu tashmë kemi bërë kërkesën për lidhjen e parkut të turbinave të erës me rrjetin energjetik të Kosovës dhe aktualisht jemi në përmbyllje të bisedimeve me KOST- in. Besojmë se në muajt e ardhshëm do të marrim të gjitha lejet e nevojshme në mënyrë që në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm të fillojmë punimet në Zatriq. Pasi kemi bërë studimet në parkun e Zatriqit, ku do të fillojmë me realizimin e projekti, kemi lancuar edhe një projekt tjetër – atë të Budakovës në komunën e Suharekës”, thotë Kapp.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.