Shtetit të famshëm për rezortet e skive dhe peisazheve të bukura malore sidomos gjatë stinës së dimrit, po i mbaron dëbora, një fakt ky shumë shqetësues dhe i verifikuar gjatë kohëve të fundit. E gjithë kjo situatë që po ndodh në Zvicër është si pasojë e goditjes së rëndë që ky shtet ka marrë nga ngrohja globale. Sipas satelitëve shtetërore të vendosur në të gjithë territorin, Zvicra ka humbur rreth një të pestën e sasisë së borës së tij gjatë 12 viteve të fundit, si pasojë e ngrohjes globale. Shkrirja e dëborës në disa prej rezorteve më të famshme të Alpeve zviceriane po shndërrohet në një kërcënim shumë të madh për këtë vend sepse rrezikon që ta zhvendosë atë nga renditja e një prej destinacioneve më të përzgjedhura për skijim.
Në foton e mëposhtme janë evidentuar ndryshimet që kanë ndodhur në shtetin e Zvicrës gjatë periudhës 1995 dhe 2017. Zonat të cilat janë me ngjyrë të kuqe të fortë kanë humbur rreth 24 për qind të mbulimit të tyre me dëborë (të dhëna këto të marra nga satelitët që mbulojnë të gjithë territorin e Zvicrës).
Midis periudhës së viteve 1995 dhe 2005, 36 për qind e territorit të Zvicrës pësoi një rënie të sasisë së dëborës nga 0-20 për qind, që do të thotë se në një pjesë të territorit nuk ra fare deborë.
Në të gjithë territorin ku rënia e dëborës parashikohej nga 80-100 për qind, ka pësuar një rënie gjatë dhjetë viteve të fundit në 15 për qind.