Janë mbi 100 mijë biznese të regjistruara në Kosovë, mirëpo as gjysma e tyre nuk paguajnë taksa. E gjatë këtij viti numri i atyre që paguajnë taksa është zvogëluar edhe më shumë. Bizneset private në Kosovë janë futur në krizë dhe si pasojë e kësaj nuk po arrijnë t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit.
Rritja e obligimeve të bizneseve ndaj shtetit është konfirmuar edhe në raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes 2015”.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, ata gjenden në një situatë të rëndë financiare që nga gjysma e dytë e këtij viti, kur edhe vendi është futur në krizë politike.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë për Gazeta Tribuna se situata momentale politike në vend ka rritë pasigurinë e të bërit biznes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.