Zyrtare/ Hames Rodriguez tek Bayern Munchen. Huazim dyvjeçar me të drejtë blerje 60 milionë euro

11/07/2017 3:21 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Hames Rodriguez është lojtari i ri i Bayern Munchen. Kolumbiani largohet nga Real Madrid me formulën e huazimit dyvjeçar me të drejtë blerjeje nga bavarezët për shifrën 60 milionë euro. Vendimtar në këtë marrëveshje, roli i agjentit të futbollistit kolumbian, të mirënjohurit Jorge Mendes.

“Hames Rodriguez – shkruhet në faqen zyrtare të Bayern-it – do të firmosë kontratën në Mynih pasi të ketë kaluar me sukses vizitat mjekësore”. Thjesht një formalitet për një afrim të shumëpritur nga drejtuesit bavarezë.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm të mbyllin këtë marrëveshje. Ishte dëshira e madhe e vetë futbollistit për të luajtur në skuadrën tonë dhe gjithashtu dëshirë e jona dhe sidomos e trajnerit Carlo Ancelotti”, u shpreh Karl-Heinz Rummenigge, administratori i deleguar i klubit.

“Hames është një futbollist shumë i talentuar, i cili mund të luajë në disa pozicione dhe kjo do të na ndihmojë shumë në sezonet në vijim. Me afrimin e tij do të rrisim mjaft cilësitë teknike të skuadrës”.

Ardhja e Hames në Bavari përgatit largimin e brazilianit Douglas Costa, i cili është shumë pranë kalimit te Juventus.

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz