Zyrtarët e euro-zonës duhet të shohin përtej paralajmërive të përsëritura të Greqisë se ajo mund të dështojë në shlyerjen e pagesës dhe të gjejnë një zgjidhje afat-gjatë që mbështet ekonominë për të parandaluar ndonjë pasojë financiare, sipas komisionerit evropian të ngarkuar me çështjet e euros.
Zyrtarët grekë thanë për kreditorët e tyre në fillim të këtij muaji se ata ka të ngjarë të ‘mbeten trokë’ dhe të dështojnë në shlyerjen e pagesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas tre personave të njohur me negociatat. Pagesa u krye, dhe paralajmërimi i Greqisë u perceptul thjesht si një element i bisedave në vazhdim, referoi një nga zyrtarët pjesmarrës. Zëdhënësi i FMN-së William Murray tha se fondi nuk kishte komenete për momentin.
Obligacionet greke ranë, duke i shtyre yield-et me maturim në vitin 2017 me ritmet më të shpejta që nga kulmi i krizës së borxhit të euro-zonës në mars të 2012-ës, si pasojë e spekulimeve se Greqia nuk do të sigurojë ndihmën e nevojshme për të përmbushur detyrimet e saj.
Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis gjatë bisedimeve me FMN-së këtë muaj pyeti në lidhje me atë cka do të ndodhë nëse Greqia dështon në pagesën e borxhit ndaj huadhënësit , sipas një personi të inormuar në lidhje me këtë çështje.
Varoufakis, në një deklaratë me e-mail, ka thënë se ai nuk ka kërkuar kurrë të informohet rreth një situate të tillë. Financial Times raportoi sot herët në mëngjes se ai kishte pyetur FMN-në për sa i përket shmangies së pagesës.
Greqia duhet ti shlyejë FMN-së muajin e ardhshëm një shifër prej afërsisht 1 miliard dollarësh. Dështimi i këtij ‘misioni’ do ta pozicionojë Greqinë në klubin e Zimbabve, Somalisë dhe Sudanit, vendet me statusin e dyshimtë persa i perket pagesave te prapambetura ndaj fondit.
Në të njëjtën kohë, mos-shlyerja e pagesës ndaj një kreditori zyrtar nuk do të përbënte shkas për të reduktuar vlerësimin e Greqisë ndaj vonesës selektive në bazë të kritereve të S&P-së, referoi agjencia e vlerësimit teksa uli vlerësimin e Greqisë në CCC+.