Retë e Brexit po minojnë kushtet e tjera pozitive për investimet e biznesit në Britaninë e madhe, sipas politikëbërësit të Bankës së Anglisë (BOE) Michael Saunders.
“Shumë nga kushtet për investime në këtë moment janë jashtëzakonisht pozitive. Shkalla e kthimit të kapitalit është e lartë, kostoja e kapitalit është relativisht e ulët, përdorimi i kapaciteteve është mjaft i lartë. Një gjë që unë dëgjoj nga bizneset, dhe e shihni këtë në sondazhe për shembull nga Deloitte dhe CBI, është pasiguria se Brexit ndoshta është duke i mbajtur investimet nga përgjigjja e plotë ndaj këtyre kushteve “, shkruan Bloomberg.
Duke iu përgjigjur Komitetit të Thesarit të Parlamentit në Londër të martën, Saunders tha se politikëbërësit do të duhet të “presin dhe të shohin” se si zhvillohen negociatat e Britanisë dhe besimi i biznesit.
Komentet e tij u përsëritën nga anëtari e Komitetit të Politikës Monetare, Ian McCafferty, i cili tha se historikisht Britania mund të pritet të shohë investime shumë më të larta duke pasur parasysh nivelet e larta të punësimit, kushtet globale, koston e ulët të kapitalit dhe opinionin për kërkesën.
“Në ciklet e mëparshme ne kemi parë investime në rritje me shifra të dyfishta nga viti në vit për këtë kohë të ciklit. Këtë herë ne po shohim investimet e biznesit të rriten me 4-5 për qind në vit. Ekziston qartë një ndikim nga niveli i lartë i pasigurisë “.
Për zëvendësguvernatorin e Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, e ardhmja e paparashikueshme është që t’u parandalojë firmave të bëjnë investime me kthime të arsyeshme kur kostot e huamarrjes janë të ulëta.
“Ju mund të mendoni, edhe norma e interesit është gjysmë për qind kështu që unë shikoj një investim që më jep 7 ose 8 për qind më tepër. Kjo nuk duket se ka ndodhur. Tani jam më i pasigurt se kërkesa e ardhshme do të jetë atje dhe kjo më mban mbrapa “.