Është botuar në fletoren zyrtare vendimi i Këshillit të Ministrave ka vendosur që t’i heqë licencën skollës së lartë private “Universiteti Europian i Turizmit”, si dhe të lejeve për hapjen e programeve të studimeve në zbatim të saj.
Pas pezullimit të licencës së Universitetit Kristal pak muaj më parë, ky është rasti i parë kur i hiqet tërësisht e drejta një shkolle të lartë private.
Sipas vendimit të këshillit të Ministrave, Shkolla e lartë private “Universiteti Europian i Turizmit” duhet të ofrojë mjetet e nevojshme financiare dhe mundësitë për përfundimin e studimeve të filluara për të gjithë studentët që janë të regjistruar në institucion, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi.
Vendimi,i publikuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë tashmë në fuqi.
Universiteti Europian i Turizmit , që u licencua nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë më 4 qershor 2008, që në fillim tregoi mungesë serioziteti, teksa nuk paguante rregullisht pedagogët e brendshëm apo të jashtëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.