As viti 2016, nuk i eci mirë kreut të Telekomit dhe Valës, Agron Mustafës. Kompania që dikur krijonte qindra miliona euro të ardhura buxhetit të Kosovës, sot është buzë falimentimit.
Dikur kishte fitime vjetore deri në 400 milionë euro në vit ndërsa në vitin 2015 i ka realizuar të hyra 84 milionë euro.Si pasojë e dështimeve në realizimin e të hyrave, kompania nuk ishte në gjendje në vitin 2016 t’i paguajë buxhetit të Kosovës, dividentën prej 15 milionë euro, mjete këto që ishin paraparë në buxhetin e vitit 2016.Kompania po ashtu, kishte vështirësi edhe në pagesat e pagave për mbi 2 mijë punonjësit e saj. Në mes të vitit që e lamë pas, menaxhmenti i Telekomit dhe Valës, për mbulimin e pagave të punonjësve kishte kërkuar kredi në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ,(BERZh), në Prishtinë.Kjo kërkesë e kryeshefit të Telekomit dhe Vala, nuk është mohuar e as pohuar nga ky institucion financiar.Po ashtu edhe zyrtarët e Telekomit dhe Valës, kanë vendosur të heshtin sikurse në shumë kërkesa të tjera që kemi bërë për gjatë vitit.
Telekomi i Kosovës ka marrë edhe një goditje tjetër.Kjo ndërmarrje është dënuar me rreth 30 milionë euro nga arbitrazhi, para që do të shkojnë në kompaninë Z-Mobile.Ish kryeshefi i Telekomit dhe Vala , Shyqri Haxha, ka thënë se humbja e betejës së Telekomit të Kosovës në arbitrazh, vjen si pasojë e papërgjegjësisë dhe paaftësia të menaxhmentit të Telekomit dhe Vala-s. Sipas tij, kryeshefi i Telekomit, Agron Mustafa është dashur të mbrojë dhe të respektojë marrëveshjen që ka pasur me Z-mobile. Se kishte telashe në realizim të të hyrave, konfirmohet edhe me mos ekzekutimin e disidentes për buxhetin e Kosovës.Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në konferencën e fundvitit kishte thënë se gjatë vitit 2016 nuk kanë arrite të marrin dividentë nga Telekomi i Kosovës.
Se keq menaxhimi i kësaj kompanie e ka sjellë Telekomin buzë falimentimit e thotë edhe Haki Shatri, ish ministër i Financave.Ai ka fajësuar edhe pushtetin për këtë dështim, pasi ka thënë se në borde dhe në kompanitë publike janë të punësuar njerëz profesional.
Në ndërkohë, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës, dhe shumë shpesh krye shefi i saj Agron Mustafa, janë ankuar për rënie të fitimeve të kompanisë, gjithnjë duke e fajësuar teknologjinë e cila ka bërë që kompania të ketë shumë më pak të hyra.Mustafa, shqetësimet që i kishte për kompaninë publike i shfaqte herë pas here në rrjetin social në facebook, por që nuk ka pranuar të flasë për “KosovaPress”.I shqetësuar për mënyrën e funksionimit të ndërmarrjeve publike ishte shfaqur edhe kryeministri, Isa Mustafa. Ai për këtë çështje në muajin nëntor të 2016, i kishte ftuar të gjithë të gjithë udhëheqësit e bordeve dhe krye shefat në një takim të mbyllur.Bazuar në komunikatën që e kishte lëshuar zyra për informim e kryeministrit, i pari i Qeverisë ka shprehur brengosje për afarizmin e këtyre ndërmarrjeve.Kryeministri gjatë këtij takimi, ka shprehur shqetësimin se një pjesë e kompanive publike po punojnë me humbje, si dhe për disa aspekte të menaxhimit financiar të ndërmarrjeve, duke theksuar mundësinë e ridefinimit të politikave të tyre.
/KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.