Të ardhurat nga tarifat e shërbimeve në zyrat e regjistrimit të pasurisë do të rriten nga 1,4 miliardë lekë që ishin në vitin 2015, në 1.5 miliardë lekë.
Ky objektiv është fiksuar në buxhetin e vitit 2016 të këtij institucioni të miratuar nga qeveria. Me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e programit të Shërbimit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2016.
Sipas këtij programi, parashikohen 1 550 000 000 lekë të ardhura nga tarifat e shërbimit, ndërkohë që shpenzimet e institucionit do të jenë, në masën e të ardhurave. Qeveria do të mbulojë vetëm 83 304 000 lekë nga investimet e ZRPP-së.
/Gazeta Shqip
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.