Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit lidhur me 1 Majin që sipas kalendarit është pushim zyrtar. Sipas kreut të qeverisë bizneset që duan që të punojnë mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe nesër duke respektuar rregullat.
“Ne përgjigje të shumë pyetjeve për ditën e nesërme, 1 maj:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbra” nënvizon Rama në rrjetin social Facebook.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.