10 aksesorë “smart” që mund t’i dhuroni për Krishtlindje

10/12/2018 1:25 PM 0 komente

Nga unaza me buton kundër panikut, që kontakton të gjithë numrat e emergjencës, te varësja që monitoron shëndetin e atij që e mban, më poshtë janë dhjetë aksesorë inteligjentë të gjeneratës së fundit, që mund t’i bëni dhuratë për festat e fundvitit.

Një diamant është përgjithmonë, ndërsa një microchip, sigurisht që jo. Një tendencë që po lulëzon kohët e fundit është ajo që integron mikroprocesorët në unaza, varëse dhe byzylykë. Po flasim për aksesorë inteligjentë, konkretisht “bijoux”, që integrojnë në dizajnin e tyre funksione teknologjike.
Nga unaza që numëron hapat dhe llogarit kaloritë e djegura te byzylyku që vibron për të sinjalizuar nëse treguesit në bursë kapërcejnë nivelin e përzgjedhur të aksioneve.

Ndër unazat më të pëlqyera është Nimb, një unazë inteligjente me buton kundër panikut, për të sinjalizuar rrezikun në numrat e emergjencës. Ka gjithashtu edhe shumë aksesorë që monitorojnë shëndetin e përgjithshëm tëpërdoruesve. Nëse për Krishtlindje dëshironi t’i bëni një surprizë të bukur partnerit/partneres suaj me një bizhuteri, edhe pse jo përgjithnjë, të paktën deri tek azhurnimi i aplikacionit të dedikuar, më poshtë janë 10 “bijoux” teknologjikë më interesantë aktualisht në treg.

 

1.Bellabeat Leaf Nature Tracker

Bellabeat Leaf Nature Tracker është një varëse me formën e një gjetheje që monitoron gjumin, kontrollon lëvizjet e trupit gjatë ditës, llogarit kaloritë e djegura dhe hapat që bëni çdo ditë. E përbërë prej druri dhe çeliku inoks, lidhet nëpërmjet aplikacionit në smartphone dhe mund të bëhet një varëse qafe ose një byzylyk.
Çmimi 129,99 dollarë në Amazon.it

 

2.Ringly Luxe

Ringly Luxe është një unazë e krijuar nga Ringly, markë e specializuar në bizhuteritë smart. Kjo unazë monitoron aktivitetin fizik të përdoruesit dhe sinjalizon njoftimet në celular. Ajo lidhet me më shumë se 200 aplikacione, mjafton që të përdorni aplikacionin e dedikuar për të sinkronizuar unazën me smartphone.
Çmimi: 165 dollarë në Ringly.com

 

3.Joule Smart Earrings

Në tablonë e bizhuterive smart, unazat dhe byzylykët janë të shumta, ndërsa vathët jo dhe aq. Cilido qëështë në kërkim të këtij lloj aksesori, mund të zgjedhë JouleSmartEarrings. Këto vathë janë në gjendje të llogarisin kaloritë e djegura çdo ditë, duke gjurmuar lëvizjet dhe duke krijuar një ditar të aktivitetit fizik.
Çmimi: 120 dollarë në shopjoule.com

 

4.Byzylyku inteligjent Barakà

Byzylyku inteligjent Barakà është një aksesor teknologjik për meshkujt (por edhe unisex, pse jo?)i cili është i pajisur me shumë funksione që i vijnë në ndihmë botës së biznesit dhe fitnesit. Për shembull,për të sinjalizuar nëse treguesit në bursë kapërcejnë nivelin e përzgjedhur të aksioneve.Dhe me një lëvizje të thjeshtë të dorës ju mund ta bëni më interaktive çdo tregues në Powerpoint, duke zmadhuar një detaj dhe duke lexuar një grafik. Numëron hapat dhe kaloritë e djegura pas çdo takimi të rëndësishëm. Është ideal për drejtuesit në financë dhe për femrat në karrierë.

 

5.Smartwatch i Kate Spade

Ora inteligjente Kate Spade ka ekran touchcreen, që lidhet me celularin dhe ju lejon të shihni menjëherë njoftimet e mesazhet që vijnë në celular. Ajo u pëlqen shumë femrave, pasi përveçse ështëteknologjike,është edhe mjaft elegante. Ora funksionon si me sistemin iOS, edhe Android.
Çmimi 359 euro në katespade.com

 

6.Motiv Ring

Motiv është unaza inteligjente që monitoron gjumin, gjurmon lëvizjet dhe aktivitetin fizik, si dhe e bën më të sigurt lundrimin online. Duke e vënë dhe duke hyrë në internet, ky aksesor ju mbron në mënyrë efikase identitetin dixhital. Ajo është e pajisur me sensor optik, ka një dizajn elegant dhe është e disponueshme në tri ngjyra.
Çmimi: 199 dollarë në mymotiv.com

 

7.Fitbit Alta me rrip të ndryshueshëm Axis

FitbitAltaështë një byzylyk inteligjent, që monitoron gjendjen e përgjithshme shëndetësore të përdoruesit. Për ta bërë më elegant, Fitbit ka bashkëpunuar me designer të Public School të Nju Jorkut, duke i dhënë byzylykut një mbështetje prej çeliku inoks që rrethon orët tradicionale luksoze.
Çmimi:byzylyku FitBit Alta, 99,95 dollarë + rrip Axis295 dollarë në Fitbit.com

 

8.Senstone

Senstone është një aksesor të cilin mund ta vendosni në tre tipe mbështetjesh që e shndërrojnë në një karficë, byzylyk apo në një varëse. E prodhuar nga Indiegogo si një “asistent zanor”, bëhet fjalë për një aksesor që regjistron çdo gjë që thotë përdoruesi. Ajo i përcjell të dhënat me shpejtësi nëpërmjet Bluetooth dhe funksionon në 12 gjuhë.
Çmimi: 145 dollarë në indiegogo.com

 

9.Misfit Swarovski Sport

Misfit Swarovski Sport është një byzylyk teknologjik, i cili ka edhe një kristal Swarovski. Ai numëron hapat, kaloritë e djegura dhe distancat që përshkoni çdo ditë, si dhe monitoron gjumin dhe ju jep këshilla si tëçlodheni sa më mirë.
Çmimi: 99,99 dollarë në misfit.com

 

10.Nimb Smart Ring

Nimb është unaza inteligjente e pajisur me një buton kundër panikut. Sapo ta shtypni, kontaktet e emergjencës në smartphone do të njoftohen për situatën tuaj.
Çmimi: 99 dollarë në nimb.com

Burimi: Wired

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of