Pse Barcelona?
Barcelona është një prej qyteteve metropolitane më të rralla të Europës, me një klimë të ngrohtë gjatë gjithë vitit. Ajo ka plazhe të rralla, jetë nate të mrekullueshme, klimë fantastike, të gjitha këto elementë që tërheqin një numër të madh turistësh.
Gjatë viteve të fundit ajo ka parë edhe një rritje në numrin e të rinjve që vijnë për të punuar në startup-et e ndryshme që janë hapur këtu.
Më poshtë do të njiheni me disa prej ambienteve më idale të punës për të rinjtë në Barcelonë:
- MOB
MOB është padyshim një prej ambienteve të përbashkëta të punës më unike të të rinjve në Barcelonë. Ky është një ekosistem që frymëzon rritjen, bashkëpunimin dhe kreativitetin.
Eventet organizohen në bazë ditore, në mënyrë të tillë që të gjithë personat pjesëmarrës të mund të shprehin lirshëm idetë e tyre.
Pagesa mujore: duke filluar nga 60 €
- LA VACA
La Vaca është një ish dyqan ku njerëzit blinin qumësht të freskët dhe që tani është shndërruar në një ambient të përbashkët pune në zemër të Poble Sec.
Është një prej ambienteve të punës më të preferuara të të rinjve dhe që menjëherë të bën për vete. Ky është ambienti ideal ku ju mund të përfundoni të gjitha punët tuaja dhe që ju ofron akses në dhomën e mbledhjeve, dhomën e skype-it, ka shumë hapësira ku ju mund të pushoni, parking për biçikletat, etj.
Ky është një ambient që nxit bashkëpunimin ndërmjet profesionsitëve të kombësive të ndryshme dhe që përfshin sipërmarrësit, punonjësit e pavaruar, etj. Këtu, ju mund të punoni mbi projektet tuaja dhe të ndani idetë me të tjerët nëse doni ta bëni një gjë të tillë.
Pagesa mujore: Fillon nga 90€
- IMAGIN CAFE
“Imagin Café” nuk është një vend i veçantë sepse ajo nuk është vetëm një kafe por gjithashtu edhe një hapësirë e përbashkët pune, dhe mbi të gjitha kundrejt asnjë pagese. Vendndodhja e saj në qendër të qytetit është shumë e përshtashme (2 minuta larg nga sheshi Catalunya) duke e bërë atë një prej vendeve më të preferuara të të rinjve që udhëtojnë për të punuar nga një vend në tjetrin. Por duke qenë se është falas, ai është pothuasje përherë plot dhe të gjesh një vend të lirë këtu është shumë e vështirë, sidomos në orët e pikut.
Pagesa mujore: Falas
- BETAHAUS
Betahaus, është padyshim një prej ambienteve më të preferuara të të rinjve që duan të jenë të përditësuar me të rejat e fundit të teknologjisë dhe të biznesit. Ky ambient pune i përbashkët organizon aktivitetete të ndryshme çdo ditë. Ai është i hapur 24 orë në 7 ditë të javë dhe ju ofron përveç ambienteve të rehatshme dhe të mrekullueshme edhe internet të shpejtësisë së lartë.
Pagesa mujore: Filon nga 143€
- CREC
Crec i jep ambienteve të përbashkëta të punës një kuptim tërësisht të ri: “Ju mund të punoni ku të doni”! Ai ëshë një ambient pune frymëzues, në të cilin ju mund të punoni ku ta shikoni më të përshtatshme për ju.
Pagesa mujore: Fillon nga 180€
- TALENT GARDEN
Talent Garden është ambienti ideal i punës ku ju mund të perfeksiononi aftësitë tuaja, të krijoni ide të reja dhe t’i jepni zgjidhje problemeve aktuale. Ky është një ambient pune që nxit bashkëpunimin dhe dikutimin, duke ju mundësuar gjithashtu të gjithë privatësinë për të cilën mund të keni nevojë për të përfunduar punët tuaja në qetësi të plotë.
Pagesa Mujore: Fillon nga 150€
- VALKIRIA
Valkiria ndryshe konsiderohet si “Meka” e sipërmarrëve socilë të cilët duan të sjellin një ndryshim kuptimplotë në botë. Ky ambient ka një hapësitë pune rreth 1,500 metra katrorë duke ju dhënë të gjithë hapësirën e nevojshme për të cilën mund të keni nevojë.
Besim i lartë në talentet e reja, inovacionin dhe kreativitetin krijojnë një ambient pune shumë bashkëpunues që nxit tek të rinjtë vlerat dhe gjeneron ide të reja.
Pagesa Mujore: Fillon nga 70€
- APOCAPOC BCN
Apocapoc është përkufizimi i një ambienti pune të përbashkët pro-mjedisit. Në një hapësirë prej 200 metrash katrorë ofrohen elemntë multifunksionalë që ju ndihmojnë ju që të përmirësoni akoma më shumë punën tuaj. Ambinetet rreth e qark tij janë të mbushura plot me gjelbërim dhe lule të ndryshme, të cilat ju ofrojnë një shplodhje në maksimum në momentin që ndiheni të lodhur nga puna juaj.
Pagesa Mujore: Fillon nga 117€
- COCO COFFICE
Çfarë do të ndodhte nëse ju do të ndëthurni një ambient kafeneje me një ambient pune? Padyshim që puna juaj do t’ju dukej më e lehtë, tamam sikur të pini kafe me një prej miqëve tuaj.
Pagesa Mujore: Fillon nga 210€
- BCNEWT
Rrisni produktivitetin tuaj me balancën ideale jetë profesinale-jetë personale. Bëhuni pjesë e një komuniteti që do t’ju ndihmojë për të dhënë më të mirën tuaj, dhe ky është ambineti i përbashkët i punës në Barcelonë, BCNewt.
Pagesa Mujore: Fillon nga 150€