Me ardhjen e motit të ngrohtë dhe të peizazheve që marrin jetë në mbarë globin, pranvera sjell fillimin e sezonit të ngarkuar për destinacionet e udhëtimeve dhe turistike.
Vizitorët duan të kalojnë më pak kohë në radhë dhe më shumë kohë duke shijuar vendet e pabesueshme të botës.
Vendndodhjet historike dhe të kuzhinës në të gjithë Europën, vazhdojnë të tërheqin miliona vizitorë çdo vit, veçanërisht në pranverë.
Ata që shpresojnë të përfitojnë sa më shumë nga aventura e tyre globale, mund të shohin destinacionet më të rezervuara të TripAdvisor.
Çdo udhëtim këtë pranverë mund të përmirësohet me vendet e renditura më poshtë.
10. Vatikan, Kapela Sistine dhe Shën Pjetri – Romë, Itali
Shfaqja e disa prej kryeveprave më madhështore nga epoka e Rilindjes, Romë, Itali, është një destinacion klasik në listën e turistëve.
Ata që shpresojnë të vizitojnë të gjitha pikat kryesore, duke përfshirë Vatikanin, Kapelën Sistine dhe veprën e famshme artistike të Mikelanxhelos dhe Katedralen e Shën Pjetrit, me nekropolin e saj nëntokësor, rrallë duan të kalojnë dy ose më shumë orë për të hyrë në çdo vend.
“Skip-the-Line” i Vatikanit, Kapelës Sistine dhe Shën Pjetrit, bën pikërisht ashtu siç sugjeron emri: i lejon turistët të anashkalojnë radhët dhe të eksplorojnë vendet historike, në një grup të vogël prej jo më shumë se 12 personash.
Turi zgjat rreth 3 orë, koha që normalisht do të shpenzohej vetëm në një nga këto vende dhe të gjitha tarifat e hyrjes dhe taksat, mbulohen tashmë nga tarifa e paguar.
9. Z. Sanchos Beach Club All Inclusive Pass Ditor – Cozumel, Meksikë
Plazhet me rërë të bardhë në një ishull tropikal, janë një arratisje ëndrrash.
Ata që shpresojnë të kalojnë më shumë kohë, duke shijuar plazhin dhe më pak kohë duke planifikuar vaktet dhe aktivitetet e tyre, mund t’i kenë të gjitha me një Pass Ditor All-Inclusive në Z. Sanchos Beach Club.
Me akses gjatë gjithë ditës në një nga resortet kryesore gjithëpërfshirëse (all-inclusive) në ishull, turistët mund të shfrytëzojnë sa më shumë një ditë në parajsë.
8. Muzeu i Luvrit – Paris, Francë
Luvri është shtëpia e disa prej veprave më të çmuara të historisë së artit, kështu që nuk është për t’u habitur që miliona njerëz qëndrojnë në radhë për të parë këto vepra çdo vit.
Ndërsa pikturat si Mona Lisa dhe shumë vepra të tjera arti së bashku me të, ia vlen padyshim pritja një orëshe për t’u futur, vizita me guidë e Muzeut të Luvrit “Skip-the-Line”, i lejon vizitorët të ‘hidhen’ në pjesën më të mirë.
Përveç kalimit të rradhës për të hyrë në muze, vizitorët do të shoqërohen edhe nga një historian arti, duke pasuruar më tej përvojën e tyre.
7. Udhëtim 1-ditor në Toskanë nga Firence – Siena, San Gimignano, pica dhe drekë në një kantinë vere – Firence, Itali
Ndërsa Toscana është një atraksion popullor, falë arkitekturës së saj të bukur dhe opsioneve të këndshme të ushqimit dhe pijeve, ata me kohë të kufizuar shpesh e kanë të vështirë të vizitojnë çdo destinacion.
Me gjithçka, nga turnetë në këmbë me udhërrëfyes deri te një drekë e përfshirë në një kantinë vere, Udhëtimi 1-Ditor i Toskanës nga Firence, planifikon një ditë të plotë me aventura.
Me mbi 10 orë kohë të planifikuar në ndalesa të ndryshme, kjo është një aventurë e vërtetë italiane.
6. Shkëmbinjtë e Moherit – Dublin, Irlandë
Shkëmbinjtë e Moher ofrojnë pamje ndryshe nga ato që gjenden kudo tjetër në botë, por shijimi i tyre mund të jetë sfidues.
Rrugët e vështira dhe moti i paparashikueshëm, mund t’i pengojnë udhëtarët të gjejnë zonat më të mira të shikimit, ose mund t’i detyrojnë ata të kalojnë një natë jashtë qytetit, për të përfunduar ekskursionin e tyre.
Me “Cliffs of Moher Tour”, drejtimi i makinës bëhet nga një shofer me përvojë, që do të thotë më shumë kohë për të bërë fotografi dhe për të shijuar pamjet e shkëmbinjve dhe Parkut Kombëtar të Burren.
Çmimi i turneut përfshin hyrjen, si dhe një turne me udhërrëfyes në Galway City aty pranë, duke dhënë edhe më shumë mundësi për të përjetuar bregdetin e Irlandës.
5. Lundrimi në kanal me anije klasike – Amsterdam, Holandë
Luksi dhe historia bashkohen përgjatë kanaleve të Amsterdamit.
“Flagship Canal Cruise” i fton vizitorët të hipin në varkën e tyre luksoze, ndërsa ajo lundron pranë pikave kryesore të qytetit të Amsterdamit.
Ndryshe nga shumë ekskursione ku ushqimi dhe pijet nuk përfshihen, Canal Cruise u ofron të gjithë pasagjerëve dy varietete të ndryshme djathi holandez dhe verë, birrë dhe pije të pakufizuara.
Ndërsa udhëtimi qetësues me varkë dhe qyteti i bukur mjaftojnë për të kënaqur çdo vizitor, guida e drejtpërdrejtë në bord do të sigurohet, që askush të mos humbasë asnjë nga detajet gjatë rrugës.
4. Darkë gourmet dhe lundrim në lumin Seine – Paris, Francë
Parisi është i famshëm në botën për monumentet e tij, në veçanti Kullën Eifel, por ka më shumë se një mënyrë për të parë këto veçori unike.
Darka gourmet në lumin Senë dhe lundrimi përgjatë tij u jep mundësinë turistëve për të shijuar pamje të bukura të qytetit.
Duke lundruar në lumin Senë në perëndim të diellit, anija luksoze ka dritare nga dyshemeja deri në tavan, duke u dhënë pasagjerëve të saj pamje të papenguar të Kullës Eiffel, Ile de la Ciée, Musée d’Orsay dhe më shumë.
Të ftuarit mund të shijojnë një darkë me 3 ose 4 pjata, me verë dhe muzikë live franceze që plotësojnë natën në ujë.
3. Degustim i verërave në grupe të vogla në fshatrat toskane – Firence, Itali
Të shijosh atraksionet më të njohura në botë, shpesh mund të nënkuptojë sakrifikimin e çdo ndjenje të kohës së qetë ose individuale.
Për fat të mirë, Degustimi i Verës në Grupe të Vogla (Small-Group Wine Tasting) në Turin e fshatit Toskan (Tuscan Countryside Tour), ofron akses gjithë ditën në dy kantina të ndryshme Chianti, duke siguruar që secili pjesëmarrës të marrë vëmendjen personale nga udhërrëfyesi i tyre.
Midis kantinave të verës, automjeti me ajër të kondicionuar endet nëpër vreshtat dhe kodrat e fshatrave të Toskanës.
Mostrat e verërave, ushqimi lokal toskan dhe vaji i ullirit i shtypur në vend, përfshihen të gjitha në tarifën e turneut, duke i dhënë të gjithëve justifikimin e përsosur për t’u kënaqur.
2. Udhëtim me guidë në Park Guell dhe La Sagrada Familia – Barcelona, Spanjë
Një tjetër turne i përsosur, për ata që kanë shumë për të parë dhe një kohë të kufizuar për të shijuar Barcelonën, Udhëtimi me udhërrëfyes ‘Skip the Line’: Park Guell dhe La Sagrada Familia ofron akses në dy atraksione unike të Gaudi-t.
Individët që shpresojnë të shohin njërën nga këto vende, normalisht duhet të presin në radhë dy deri në tre orë në çdo vend.
Kufiri prej 12 personash në çdo grup, guidë profesioniste turistike dhe transport privat ndërmjet vendeve, të gjitha pasurojnë këtë shëtitje në Barcelonë.
1. Stonehenge, Windsor Castle dhe Bath nga London Tour – Londër, Mbretëri e Bashkuar
Të thuash se Londra është një qendër atraksionesh historike dhe kulturore, do të ishte një nënvlerësim. Qyteti është pikënisja e përsosur për udhëtime ditore në vende edhe më të veçanta.
Stonehenge, Windsor Castle dhe Bath Tour, çiftëzojnë secilin grup me udhërrëfyes ekspertë dhe shoferë për t’i kthyer këto tre destinacione të mundshme, në një udhëtim 11-orësh gjatë gjithë ditës.
Kostoja përfshin transportin, si dhe hyrjen në tre vendet e përmendura, si dhe në Kalanë e Shën Gjergjit dhe Banjat Romake.
Me një guidë që shoqëron grupin gjithë kohën, vizitorët do të marrin njohuri më të thella dhe më të larmishme. / The Travel