10 fotot më të pëlqyera në 10 vite histori të Instagram

09/10/2020 2:51 PM 0 komente

Klasifikimi i dhjetë fotove që kanë marrë më shumë pëlqime në historinë e rrjetit social…

 

Platforma e Instagram, në pronësi të rrjetit social Facebook që nga 2012, ka ndryshuar mënyrën se si kemi ndarë fotot në vitet e fundit, duke integruar instrumente të reja si stories dhe një platformë video.

Vetëm dy nga dhjetë fotot më të pëlqyera në historinë e Instagram – që më 6 tetor 2020 festoi 10 -vjetorin që nga dita kur aplikacioni ishte i disponueshëm në App Store – janë publikuar para vitit 2019.

Tre prej tyre i përkasin modeles dhe influencer Kylie Jenner, motra e Kim Kardashian, ndërkohë tre të tjera lidhen me përkujtimin e personazheve të njohur, të larguar nga jeta para kohe: Kobe Bryant, Chadëick Boseman dhe reperi XXXTentacion.

 

Disa shifra interesante të arritura nga Instagram, që prej krijimit të tij.

4,2 miliardë -numri i “like” të reja që regjistrohen çdo ditë

1,9 miliardë – numri i herëve që përdoret #love hashtag

1,08 miliardë – numri i përdoruesve aktivë në të gjithë botën

500 milionë – numri i personave që shikojnë Stories çdo ditë

100 milionë – numri i postimeve të reja çdo ditë

54,8 milionë – numri rekord i “like” për një foto (një vezë)

2012 – viti kur Facebook bleu Instagram

1 miliard dollarë – çmimi i paguar nga Facebook për Instagram

50% – përqindja e përdoruesve të Instagram që ndjekin të paktën një markë

 

10 fotot më të pëlqyera në 10 vite histori të Instagram

 

10. Dwayne Johnson – 14,5 mln like – 19 gusht 2019

Një foto e martesës së aktorit (Foto: @therock)

 

9. Kylie Jenner – 15,3 mln like – 27 mars 2020

Foto e së bijës së Kylie në vaskë (Foto: @kyliejenner)

 

8. LeBron James – 15,4 mln like – 27 janar 2020

Foto në përkujtim të Kobe Bryant (Foto: @kingjames)

 

7. Tentree – 15,5 mln like – 22 prill 2019

Kompania që premton të mbjellë pemë në Indonezi me arritjen e disa objektivave të “like” (Foto: @tentree)

 

6. Kylie Jenner – 15,9 mln like – 30 prill 2020

Publikim urimi për ish-bashkëshortin (Foto: @kyliejenner)

 

5. Jennifer Aniston – 16,2 mln like – 15 tetor 2019

Një foto me aktorët e serialit FRIENDS (Foto: @jenniferaniston)

 

4. Kylie Jenner – 18,5 mln like – 7 shkurt 2018

Foto e parë e së bijës (Foto: @KylieJenner) Close

 

3. Chadwick Boseman – 19 mln like – 28 gusht 2020

Foto me të cilën familja njoftoi vdekjen e aktorit. (Foto: @chadwickboseman)

 

2.XXXTentacion – 21,7 mln like – 20 maj 2018

Fotoja e fundit e publikuar nga reperi para se të vdiste (Foto: @xxxtentacion)

 

1. Chris Godfrey – 54,8 mln – 4 janar 2019

Foto e një veze që Kylie Jenner thjesht donte ta rrihte (Foto: @world_record_egg)

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of