10 gabimet që duhet të shmangni në një intervistë pune

27/09/2019 1:47 PM 0 komente

Nga të shkuarit vonë që në intervistën e parë të punës e deri tek të kërkuarit e një feedback-u të menjëhershëm, ja se cilat janë 10 gabimet që ju duhet të mundoheni të shmangni në një intervistë pune:

Të arrish me vonesë

Kush arrin vonë në një intervistë punë, ka humbur 50 për qind të vlerësimit të tij pozitiv, dhe rreth 50 për qind të mundësive për të qenë ai/ ajo kandidati i mundshëm për ta fituar atë vend pune. Nuk ka fare rëndësi se cili ishte shkaku për të cilin ju u vonuat, e rëndësishme është përshtypja e parë që ju bëtë dhe që është ajo e mungesës së seriozitetit dhe të interesit.

Të pini cigare pa u ndaluar

Nervozizmi shpesh herë luan shaka shumë të këqija, por të pini cigari pa u ndaluar përpara një interviste pune është një prej gjëra që nuk duhet bërë kurrësesi. Era që ju do të mbani nuk do të ishte kurrësesi një pikë avantazhi ndaj jush. Sigurisht që e njejta gjë, vlen edhe për alkolin.

Të mos keni një paraqitje estetikisht serioze dhe të përshtatshme

Disa studime sugjerojnë se nëse një burrë shkon në një intervistë pune me mjekër, ai hyn me këmbën e gabuar. E njejta gjë vlen edhe për gratë të cilat shkojnë për shembull në një intervistë pune me nje make-up të ekzagjeruar, prandaj bëni shumë kujdes në paraqitjen tuaj estetike, e cila duhet të jetë sa më serioze dhe e përshtatshme, sepse Burimet Njerëzore e kanë pikë të dobët një gjë të tillë.

Të përdorni pa u ndalur telefonin tuaj celular

Nëse ju jeni duke dhënë një intervistë pune dhe herë pas herë e keni mëndjen tek celulari juaj, ta keni të qartë se ju do të jeni një ndër kandidatët e mundshëm për t’u skualifikuar. Këshilla që ne japin në këtë drejtim është që përpara se të hyni në një intervistë pune, ta fikni fare celularin.

Te mos keni veshjen e duhur

Që do të thotë: se ju duhet të hiqni si alternativë veshjeje ato që përmabjnë t-shirt, bluza të gjëra, xhinse (absolutisht jo të grisura), etj. Veshja duhet të jetë sa më e pastër dhe e kuruar por jo e ekzagjeruar.

Të jeni informalë

T’i drejtoheni personit që është duke drejtuar intervistën e punës me ti, nuk është asnjëherë një ide e mirë, vetëm në rast se nuk ju kërkohet nga ai vetë. Të mbani distanën e duhur është shumë e nevojshme për të mos rënë në informalitet, sepse tek e fundit nuk është se jeni duke pirë kafe me një mikun tuaj.

Të ndërprisni personin që është duke folur

Kjo është një ndër këshillat që ju duhet të keni më shumë parasysh dhe ndaj së cilës duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Nuk duhet kurrësesi të ndërprisni personin që është duke ju pyetur, sepse një gjë e tillë mund ta shqetësojë atë, duke e kthyer situatwn në humbje pikësh për ju.

Të mos dini të pushoni

Nuk po thotë askush se nuk duhet të flisni, por ama as ta ekzagjeroni. Nëse të qenët të turpshëm dhe të pasigurtë është një problem në vetvete, edhe të mos dini të pushoni por të flisni në vazhdimësi është gjithashtu një problem po aq i madh.

Beni kujdes me gjuhën e trupit që përdorni

Gjuha e trupit është një armë komunikimi shumë efikase dhe kjo është diçka që dihet fare mirë ng pjesa më e madhe e të punësuarve. Prandaj bëni kujdes, sepse edhe mënyra juaj e qëndrimit gjatë intervistës së punës, mënyra sesi i mbani duart, shprehin më shumë sesa fjalët që ju jeni duke thënë në atë moment të caktuar.

Të kërkoni menjëherë feedback

Ok, intervista ka mbaruar, dhe sipas mendimit tuaj ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë pikë këshillohet të përshëndesni intervistuesin dhe të largoheni. As mos e çoni nëpërmend të kërkoni menjëherë për feedback. Pyetje të tipit, “Si dola?” ose “A do më punësoni?”, mund të prishin të gjithë intervistën që juve sapo dhatë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of