10 këshilla për intervista pune online gjatë izolimit

26/04/2020 9:10 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
GETTY

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndërprerjen e punës së bizneseve në të gjithë botën. Është një moment tronditës për këdo dhe të gjithë jemi të pasigurt se kur do të marrë fund.

Edhe pse shumë biznese e kanë ndërprerë procesin e rekrutimit në këtë periudhë, ka edhe shumë të tjera që po rekrutojnë njerëz për tani dhe të ardhmen!

Ndryshimi kryesor është se këto intervista tani po zhvillohen në distancë; në vend që të shkoni dhe të takoni intervistuesin tuaj, tani ju do ta bëni intervistën online. Mund të mos jetë idealja, as për kandidatin dhe as për intervistuesin, ky është normaliteti i ri dhe ne duhet të përshtatemi. Por shihni edhe anën pozitive, duke mos humbur kohën e udhëtimit, ju mund të bëni më shumë intervista në një ditë, nga komoditeti i shtëpisë suaj.

Më poshtë janë 10 këshilla që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni për një intervistë pune në distancë.

1. Testoni teknologjinë

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni. Mos e lini pesë minuta para intervistës. Kontrolloni nëse audio dhe kamera punojnë në rregull (pamja duhet të jetë e qartë). Është e rëndësishme që të mos bëni përshtypje të keqe para intervistuesit tuaj.

2. Vishuni

Vishuni, sikur të shkonit vërtet në një intervistë. Mos u vishni përgjysmë – mbase në një moment do t’ju duhet të ngriheni dhe intervistuesi do të shohë se keni veshur tuta –mbase nuk do t’ju shohin, por ju do ta ndieni. Vishuni thjesht dhe në mënyrë profesionale (një këmishë e bardhë do të ishte e përshtatshme).

3. Jini gati

Jini gati 10 minuta para fillimit të intervistës. Sigurohuni që gjithçka është në rregull duke përfshirë edhe pajisjet që do të përdorni, për shembull celularin apo laptopin. Përgatituni para intervistës, në këtë mënyrë do të jeni të qetë.

4. Shikojeni intervistuesin në sy

Edhe pse nuk jeni ballë për ballë me intervistuesin, gjithsesi është e këshillueshme ta shikoni atë në sy gjatë intervistës. Kjo do të tregojë se jeni i përqendruar, keni besim te vetja dhe jo i shpërqendruar. Natyra e mjedisit mund të duket e çuditshme por megjithatë parimet e intervistës janë të njëjta, si në distancë edhe në jetën reale. Kijeni gjithnjë parasysh këtë.

5. Largoni shpërqendrimet

Ju duhet të jeni i angazhuar plotësisht gjatë intervistës me intervistuesin tuaj, ndaj është e këshillueshme të largoni gjithë shpërqendrimet, si për shembull telefonin (vëreni në modalitetin silent). Gjeni një vend të qetë, ku askush të mos ju shqetësojë gjatë intervistës. Intervista duhet të shkojë sa më mirë, pa momente të sikletshme.

6. Mbani CV pranë jush

Mbani një kopje pranë të CV suaj të printuar (është më mirë se ta keni të ruajtur në PC). Kjo sepse ju mund të dukeni të shpërqendruar dhe joprofesional mes ekraneve të ndryshme gjatë intervistës.

7. Përgatituni ndaj pyetjeve

Përgatituni ndaj pyetjeve kyç që mund t’ju drejtojnë. Përgatisni përgjigje të ndryshme në mënyrë që të shmangni pauzat gjatë pyetjeve dhe përgjigjeve.

8. Tregoni se keni bërë kërkime për kompaninë dhe pozicionin në fjalë

Kjo është diçka për të cilën do të jeni përgatitur që më parë, por dëshironi të jeni të sigurt që zotëroni informacionet e sakta për kompaninë dhe për pozicionin e punës gjatë intervistës. Në këtë mënyrë do të bëni diferencën gjatë intervistës së punës, pasi tregon se keni shpenzuar kohë duke bërë kërkime dhe se e dëshironi këtë punë.

9. Shfaqni më të mirën!

Kjo intervistë është koha juaj për të shkëlqyer, ndaj jepni arsyet se pse duhet t’ju zgjedhin ju. Përgjigjuni të gjithë pyetjeve në mënyrë të qartë dhe të detajuar, duke dhënë shembuj të thjeshtë dhe duke shpjeguar se çfarë keni mësuar nga përvojat e mëparshme.

10. Falënderoni

Pasi intervista të përfundojë, dërgojini një email të thjeshtë intervistuesit për intervistën dhe kohën e tyre. Në këtë mënyrë do të tregoni se jeni vërtet të interesuar ndaj pozicionit në fjalë dhe se me padurim prisni të zbuloni nëse do ta fitoni atë. Edhe pse këto janë kohëra të vështira, ju duhet të përfitoni nga mundësitë e ndryshme që mund të ofrohen ndërkohë.

*Bianca Miller Cole, Contributor
Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of