Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Financiare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW).
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si dhe Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës.
/ZERI/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.