Stafi ynë i revistës Departures, është gjithmonë i vëmendshëm për çdo risi arkitektonike në të gjithë botën. Duket se çdo vit, arkitektët ëndërrojnë më shumë, projektojnë ndërtesa më të mëdha dhe zbatojnë idetë në një mënyrë më të zgjuar.
Teksa ndërtesat vazhdojnë të arrijnë nivelet më të larta, ato njëkohësisht bëhen edhe më efikase dhe më të mira për mjedisin. Dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të lavdërojmë ndërtesat e reja më befasuese të botës.
Këto 10 struktura – të gjitha të përfunduara në 12 muajt e fundit nga firmat më të mira të arkitekturës – janë fituesit e Çmimit Legend 2021 për ndërtesat më mbresëlënëse.
111 West 57th Street, Nju Jork
Ju mund ta njihni 111 West 57th Street si pika e referimit Steinway Hall në Qytetin e Nju Jorkut. E ridizenjuar si një ndërtesë banimi e cila u hap në vjeshtën e vitit 2020, tani është ndërtesa më e lartë për banimin në qytetin e Nju Jorkut. Fillimisht shtëpia e Steinway Piano, u ndërtua në vitin 1925 dhe është një mrekulli historike më vete. Është modernizuar plotësisht nga SHoP Architects dhe Studio Sofield dhe ofron pamje mahnitëse të Central Park.
Presence në Hormuz, Iran
Firma e arkitekturës me qendër në Teheran ZAV Architects zbuloi Presence në Hormuz 2 në dhjetor 2020. Ishulli Hormuz, në Iran, i vendosur në Gjirin Persik, është shtëpia e disa prej peizazheve më surrealiste. Presence në Hormuz është një seri zhvillimesh të dizajnuara për të fuqizuar banorët vendas duke ju ofruar trajnime në ndërtim dhe përfitime të tjera.
Sunac Guangzhou Grand Theatre, Kinë
Teatri i Madh Sunac Guangzhou, i projektuar nga Steven Chilton Architects, u përfundua në fund të vitit 2020 dhe do të hapet në 2021. Ky teatër me 2.000 vende ndodhet në Rajonin Huadu të Guangzhou, Kinë. Struktura gjarpëruese e kuqe dhe e mahnitshme e teatrit është projektuar për të pasqyruar historinë e qytetit me tregtinë e mëndafshit, ndërsa zbukurimet prej ari pasqyrojnë kulturën e grafiteve të qytetit.
Eden, Singapor
Një oaz në zemër të Singaporit, Eden, i projektuar nga Studio Heatherwick, përfundoi në nëntor 2019. Kjo ndërtesë me 22 kate qëndron pezull në horizont, me ballkonet luksoze me gjelbërim. Ballkonet janë të rinovuar nga betoni i lëmuar dhe secili apartament gëzon hapësirën private në natyrë.
Kampusi Axel Springer, Gjermani
Hapur në Tetor 2020, Kampusi Axel Springer Campus në Berlin, Gjermani, është një kub qelqi i arkitekturës moderne. Ndërtesa përmban një atrium të madh që lidhet me kampusin ekzistues Axel Springer. Kjo hapësirë e madhe për takime është krijuar për të nxjerrë në pah bashkëpunimin dhe ndërveprimin njerëzor që zhvillohet në Axel Springer. Projektuar nga OMA, ndërtesa ofron një alternativë ndaj hapësirave tradicionale të zyrave të mbyllura.
Australia 108, Australi
Ndërtesa më e lartë e banimit në Australi, e vendosur në Southbank, Australia 108 ofron pamje të pabesueshme të Melburnit. Projektuar nga Fender Katsalidis Architects, ndërtesa u përfundua në vjeshtë të vitit 2020. Me pishina të shumta, një teatër privat dhe një kopsht të brendshëm, komoditetet e bëjnë një ëndërr, jetesën në një nga këto suita.
Kopshti YueCheng Courtyard, Pekin
Kopshti YueCheng Courtyard në Pekin ndërthur elemente moderne me arkitekturën historike për një dizajn magjepsës dhe funksional. Sheshi i lojërave i kuq në çati rrethon një oborr Siheyuan të shekullit XVIII. Kjo hapësirë është projektuar nga MAD Architects dhe tani është vendndodhja e një hapësire edukuese për fëmijët.
Ndërtesa Nancy dhe Rich Kinder në Muzeun e Arteve të Bukura, Hjuston, Teksas
Ndërtesa Nancy dhe Rich Kinder në Muzeun e Arteve të Bukura në Hjuston, Teksas, u projektua nga Steven Holl Architects. Ndërtesa u përurua në nëntor 2020 dhe është shtëpia e muzeut të koleksionit të artit bashkëkohor ndërkombëtar. Ndërtesa dykatëshe ofron më shumë se 100,000 metra katrorë hapësirë galerie dhe është e rrethuar nga shtatë kopshte dhe gjashtë pishina.
Lantern House, Nju Jork
Lantern House e Thomas Heatherwick në Chelsea perendimore, është e përqendruar mes Parkut Hudson River dhe parqeve Hudson. Hapur në vitin 2020, ndërtesa bie në sy menjëherë per dritaret e rrumbullakëta që ofrojnë pamje të mrekullueshme dhe dritë natyrore për banorët. Ka një pishinë 23 metra, me ujë të kripur, një tarracë me pamje të qytetit dhe fëmijët që jetojnë në Lantern House mund të shijojnë një dhomë lojërash vetëm për ta.
Dyqani Apple, Gjirin Marina, Singapor
Kjo kupolë lundruese është shtëpia e dyqanit me modern të Apple në botë. Projektuar nga Foster + Partners, struktura tregtare u hap në shtator 2020. Kupola prej 30 metrash ndodhet në Gjirin Marina, Singapor, është e veshur me unaza koncentrike të cilat funksionojnë për të siguruar hije gjatë ditës dhe pasqyrojnë dritën në mbrëmje. / Departures