Sipas një studimi të ri të shoqërisë së konsulencës Oliver Wyman dhe Universitetit të Kalifornisë, në Berkely, Hong-Kongu është vlerësuar qyteti më i mirë në botë për transportin publik.
Rrjeti i transportit të qytetit është vlerësuar jo vetëm sepse është i leverdishëm, por edhe sepse ka një numër të madh stacionesh dhe infrastrukturë të mirë hekurudhore.
Megjithatë, sipas studiuesve, ai ka ende hapësirë të përmirësohet, të cilët këshillojnë se mund të përdoret një aplikacion për smartphone, që mund t’u vijë në ndihmë udhëtarëve të orientohen më mirë në qytet.
Siç tregohet në trafik, pjesa më e madhe e rrjetit të transportit publik më e vlerësuar në botë, ndodhet në Europë. Zyrihu renditet i dyti, ndjekur nga Stokholmi (vendi i 3-të), Helsinki (5), Oslo (6), Parisi (8), Berlin (9) dhe Londra (10). Në anën e kundërt gjejmë Riadin (57), Najrobin (59) dhe Jeddah (60).
Fuqia e sistemit të transportit publik të një qyteti ndikon ndjeshëm në stilin e jetesës së banorëve. Raporti shpjegon se “një sistem i drejtuar në mënyrë efikase, jo vetëm që mund të nxisë punëtorët dhe turistët të udhëtojnë nëpër qytete, por mund të ofrojë edhe më shumë mundësi për akses në mënyra të tjera në lëvizshmëri, në punë, qendra tregtare e shumë të tjera”.
Pandemia detyroi një numër të madh njerëzish të punonin nga shtëpia dhe të mos udhëtonin kaq shpesh për në punë.
Autorët e studimit paralajmërojnë se, nëse sistemet e transportit nuk do të jenë në gjendje të rikuperojnë një pjesë të këtyre pasagjerëve, qytetet mund të rrezikojnë të humbin vende pune për funksionimin e tyre, gjë që mund të rrisë transportin me makina personale dhe rritje të bllokimit të rrugëve dhe aksidentet vdekjeprurëse, si dhe përkeqësim të ndotjes akustike, dritës dhe ndotjes së ajrit.
Studimi analizoi sistemet e transportit publik në 60 qytete të mëdha në botë, duke i renditur ato në bazë të infrastrukturës, ndikimit social, tërheqjes së tregut, efikasitetit të sistemit dhe inovacionit të rrjetit.
Sipas studimit më të gjerë, nëntë qytete të SHBA-së kanë hyrë në klasifikimin e Urban Mobility Readiness. Këto përfshijnë San Francisko (1), e Nju Jork (11), Çikago (12), Boston (13) Uashington DC (14), Los Anxhelos (17), Atlanta (23), Houston (27) dhe Dallas (28).
/ World Economic Forum