Riad-et janë shtëpi karakteristike marokene, disa prej të cilave janë shndërruar në hotelet më trendy në qytet.
Në Marrakesh ka shumë të tilla, disa luksoze, të cilave u është kushtuar vëmendje deri në detajet më të vogla. Disa ditë pushimesh në një Riad do të ishin si një ëndërr “një mijë e një net”.
Nxehtësia, zhurma e trafikut, kaosi i qytetit. Dhe pastaj vetëm paqe, qetësi, dëgjimi u ujit që rrjedh – kjo është atmosfera që përçon një Riad. Kur mendojmë për Marrakeshin, mendja na shkon menjëherë tek hamamet, Medina (qyteti i vjetër) dhe rrugët e tij të ngushta, souk-et ku mund të bëjmë shopping dhe lokalet më chic. Nëse do të shkoni me pushime disa ditë në Marrakesh, është bukur të flini dhe të ëndërroni në paqe në një Riad, një ndërtesë tipike marokene.
Në Marrakesh ka shumë të tilla, të rikonstruktuara dhe të shndërruara në hotele të vogla luksoze, ku mund të ëndërroni në një atmosferë si në përralla dhe të shijoni mëngjesin karakteristik në një tarracë apo pranë një pishine.
Riad Tajania
Riad Tajana në fillim ka qenë një shtëpi private dhe më pas është shndërruar në një Riad. Katër suita, të kuruara deri në detajet më të vogla, me dy pishina, një bar dhe një tarracë e bukur ku mund të hani darkën. Karakteristikë e veçantë e këtij Riad-i është pishina në tarracë.
Një vend ideal për t’u çlodhur, me muzikën që dëgjohet në çdo dhomë, madje edhe në banjë. Çmimi: 250 euro / nata.
Një sallë e madhe për të ngrënë me miqtë tuaj
Banjë me dy vaska
Riad Yasmine
Riad Yasmine, e cila ndodhet në zemër të Medinës, përbëhet nga tetë dhoma gjumi. Gabriel dhe Alice, me origjinë nga Franca e Jugut, u transferuan në Marrakesh në nëntor të vitit 2015 dhe morën drejtimin e Riad Yasmine.
Prej atëherë kanë bërë rikonstruktime dhe dekorime duke e shndërruar Riadin në një parajsë të gjelbër, një xhungël urbane në zemër të Medinës në Marrakesh. 10 suita të disponueshme, me çmime që nisin nga 90 euro.
Be Marrakech
I vogël, por i kuruar në detaje, Be Marakech është disi arg nga Souk por mbetet një nga Riad-et më të bukur në Marrakesh.
I qetë dhe elegant, Be Marrakech ka edhe një hamam të vogël. Çmimet nisin nga 110 euro nata.
Riad El Mezouar
I restauruar me kujdes në vitin 2015, në këtë Riad janë përdorur materiale tradicionale marokene.
Oborri është i zbukuruar me pllaka shumëngjyrëshe të punuara me dorë nga qyteti antik i Fez dhe shatërvanë të mrekullueshëm.
Pishina dhuron paqe dhe qetësi. Çmimet, duke filluar 150 euro nata. Në tarracë dhe oborr ju mund të shijoni mëngjesin nën rrezet e diellit dhe mbrëmjen, nën dritën e lantern.
Riad Kniza
Objektet e bukura antike, tapetet tipikë, divanet prej kadifeje dhe perdet e qëndisura krijojnë një atmosferë si në librin ‘Një mijë e një net’.
Shërbimi këtu është shumë i kujdesshëm. Çmimi, duke nisur nga 300 euro nata. Të 11 dhomat dhe suitat kanë objekte të rralla si për shembull pasqyra në dru të gdhendur.
El Fenn
Me 28 dhoma të arreduara në mënyrë të veçantë, një tarrancë 7000 metra katrorë dhe një familje breshkash rezidente, El Fenn është streha ideale për të shijuar qytetin më ekzotik të Afrikës.
Është një vend ku mund të çlodheni dhe të qetësoheni në një hapësirë të pamat, para se të dilni dhe të zhyteni në atmosferën e Medinës. El Fenn ka tre pishina. Çmimet nisin nga 500 euro.
La Sultana
La Sultana në Marrakesh është një hotel intim dhe luksoz në zemër të Medinës. 28 dhomat dhe suitat e këtij hoteli, me arkitekturë dhe dekorime të veçanta, krijojnë një atmosferë luksoze dhe elegante.
Çmimet, duke nisur nga 300 euro nata.
Riad 72
Intim, unik, mikpritës. Riad72 është më shumë se një hotel. Ai ofron një spa luksoze, me një hamam për t’u çlodhur pas një shëtitje në qytet. Çmimi, duke nisur nga 125 euro nata.
Për të mos u humbur tarraca, ku perëndimi i diellit do t’ju mbesë në mend gjatë dhe ku mund të shijoni nën yje, kuzhinën tipike marokene.
Riad Up
Stilistja nga Majorka, ElsaBauza e ka shndërruar këtë ndërtesë antike në një Riad çlodhës. Një xhevahir bashkëkohor, brenda të cilit ka thesare tradicionale nga Medina.
Ngjituni në tarracë për të parë qytetin nga lart dhe me disa tenda ku mund të shtriheni. Çmimi, duke nisur nga 80 euro.
Riad Kheirredine
Ky Riad ka 14 suita luksoze, një spa, një hamam, dy pishina dhe një oborr me shumë pemë frutore. në fund është një tarracë fantastike me krevatë, zona salloni, një pishinë dhe restoranti.
Kjo është një ndër tarracat më të bukura në Marrakesh. Çmimi, duke nisur nga 180 euro nata. Riadi ka dy pishina, një hamam, një spa dhe një restorant.