10 smartphone-t Android më të fuqishëm, dominim aziatik

12/09/2019 5:59 PM 0 komente

Zbuloni dhjetë smartphone-t me sisitem operativ Android më të fuqishëm në treg. Klasifikimi dominohet nga pajisje të prodhuara në Azi

 

Gjatë verës së këtij viti, në treg kanë dalë shumë smartphone të rinj të fashës së lartë. Samsung prezantoi Note 10, Xiaomi – Mi 9T Pro, versioni europian i Redmi K20 Pro, ndërsa Asus ka hedhur në treg ROG Phone 2, smartphone për lojëra me një performancë të jashtëzakonshme.

Dhe është pikërisht smartphone i kompanisë tajvaneze që fiton vendin e parë ndër smartphone-t me sistem operativ Android më të fuqishëm për gushtin 2019.

AnTuTu, platforma që përdoret nga prodhuesit për të testuar fuqinë e smartphone-ve, publikoi klasifikimin e pajisjeve Android me performancën më të mirë. Krahasuar me muajt e mëparshëm, renditja ka pasur ndryshime për shkak të daljes në treg të pajisjeve të reja. Në vend të parë nuk është më OnePlus 7 Pro. Klasifikimi kryesohet nga ROG Phone 2. Sekreti i smartphone për gaming fshihet nën ekran. Është një ndër pajisjet e para me procesor Snapdragon 855+ dhe chipset-in e ri të Qualcomm që garanton performancë më të mirë.

Në klasifikim bëjnë pjesë edhe Note 10+, me procesor Snapdragon 855, Galaxy Note 10+ 5G (me procesor Exynos 9825) dhe Mi 9T Pro.

Më poshtë smartphonet Android më të fuqishëm, klasifikimi i azhurnuar në gusht 2019.

 

 

Siç shihet, top 10 e smartphone-ve Android më të fuqishëm në gusht 2019 dominohet nga kompani prej kontinentit aziatik. Klasifikimi i AnTuTu mbështetet tek rezultatet që janë regjistruar nga smartphonet në platformën e benchmarking.

Në dy vendet e para qëndrojnë smartphone të realizuar nga Asus. ROG Phone 2, smartphone për gaming, regjistron 396.813 pikë. Në vend të dytë gjejmë ZenFone 6 2019 me 376.671 pikë. Në vend të tretë, me pak distancë, me 372.534 pikë, qëndron OnePlus 7 Pro. ROG Phone, krahasuar me dy pajisjet e tjera, ka të instaluar procesorin Snapdragon 855+, i cili është pak më i fuqishëm se Snapdragon 855.

Nga vendi i 4 deri në të 6 gjejmë vetëm smartphone kinezë. Në vend të katërt, Mi 9 me 371.108 pikë, ndjekur nga Redmi K20 Pro (370.398 pikë) dhe OnePlus 7 (370.111 pikë). Të gjithë smartphone-t kanë të instaluar procesorin Snapdragon 855.

Në vend të shtatë, renditet Samsung Galaxy Note 10+ me 369.362 pikë. Në vend të tetë, smartphone Xiaomi – Mi 9T Pro (364.735) ndërsa në të nëntin, BlackShark 2 (362.652), smartphone për gaming. Top 10 mbyllet me Note 10+ 5G.

 

Smartphone Android, çfarë pritet brenda fundit të vitit 2019?

Ky është një klasifikim provizor, që azhurnohet muaj për muaj. Por në mesin e shtatorit, me siguri do të ketë të reja. Më 19 shtator pritet të prezantohet Mate 30 Pro, i cili do të ketë të instaluar procesorin Kirin 990.

A do të kalohet kufiri prej 400.000 pikësh në AnTuTu?

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of