1.Praia Dona Ana, Algarve
Praia Dona Ana është një ndër plazhet më të famshme në Portugali. Deti i qetë dhe i kristaltë dhe shkëmbinjtë rreth e qark e bëjnë gjithë peizazhin piktoresk.
2.Azenhas Do Mar, Sintra
Ky është një vend i famshëm në Colares, në rajonin e Sintra. Ndodhet në një kep me pamje nga deti dhe karakterizohet nga ndërtesa të bardha, por edhe nga pallate historike me fasada të zbukuruara nga azulejo-s tipikë (lloje zbukurimesh të punuara me qeramikë dhe xham)
3.Alentejo
Ky është një nga rajonet më të bukur në Portugali. Ndodhet mes Lisbonës dhe Algarve – karaktestikë e tij janë ndërtesat tërësisht të bardha.
4.Ribeira de Odeleite
Ribeira de Odeleite ka marrë nofkën nga kinezët si Blue Dragon River (lumi i Dragoit Blu), për shkak të formës, që në besimin kinez është një ogur i mirë.
5.Forte di São João Baptista, Arkipelagu Berlenga
Kjo ndërtesë është sa e thjeshtë aq edhe interesante. Ajo ndodhet në ishullin Berlenga Grande, në arkipelagun Berlenga, përgjatë bregdetit Peniche. Sot kjo fortesë është shndërruar në një hostel, por më parë ishte pjesë e sistemit mbrojtës.
6.Quinta da Regaleira
E njohur edhe si Palácio da Regaleira është një pasuri që përfshin një pallat, kopshte dhe shpella me statuja, liqene e labirinthe. Ajo ndodhet në qendrën historike të qytetit Sintra. Quinta da Regaleira bën pjesë në trashëgiminë botërore të UNESCO-s.
7.Praia de Benagil, Algarve
Ndodhet përgjatë një prej rrugëve më të bukura të bregdetit të Algarve, ku shkëmbijtë formojnë shpella të shumta. Gjatë një batice të ulët ju mund të ecni në shpellë.
8.Casa do Penedo
Njihet ndryshe si shtëpia e Flintstones dhe është ndërtuar në vitin 1974 si strehë për pushime nga një familje vendase. Në vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e turistëve. Casa de Penedo ndodhet në veri të Portugalisë, pranë komunës së Fafe.
9.Piódão
Ky qytet, pjesë e rajonit Coimbra, është i famshëm për ndërtesat e tij të vjetra, të ndërtuara të gjitha me gur graniti dhe shist argjilor – bën pjesë ndër qytetet me vlera historike dhe me interes publik. Ka fituar çmimin “Galo de prata” (Gjeli i Argjendtë) i cili u jepet vendeve tipike në Portugali.
10.Sintra
Ky vend piktoresk është ndër më karakteristikët dhe më të spikaturit në gjithë Portugalinë. Sintra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për shkak të rezidencave mbretërore dhe kështjellave gjithë ngjyra që fisnikëria portugeze ka ndërtuar përgjatë shekujve. Ky vend ka frymëzuar në kohë poetë dhe udhëtarë romantikë saqë Bajroni e ka cilësuar si “Edeni i lavdishëm”.