10 yjet që fitojnë më shumë para për një postim në Instagram

31/07/2019 1:47 PM 0 komente

Klasifikim është bërë nga Hopper HQ, shoqëri britanike që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun në rrjetet sociale

 

Kylie Jenner konfirmohet në krye të klasifikimit të yjeve më të paguar në Instagram. Në rrjetin social të fotografive, një postim i Jenner mund të vlejë më shumë se 1,2 milionë dollarë sipas Instagram Rich List 2019. Ky klasifikim është bërë nga Hopper HQ, shoqëri britanike që shet shërbime për menaxhimin dhe marketingun në rrjetet sociale. Në podium është edhe këngëtarja Ariana Grande dhe ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo, postimet e të cilëve vlejnë përkatësisht 996 dhe 975 mijë dollarë.

Edhe pse Kylie Jenner është influencer që më mirë se të tjerët fiton më shumë para për publikimet e saj, me një pasuri neto që vlerësohet 1 miliard dollarë, modelja dhe CEO e “kyliecosmetics” u bë e famshme në reality show në “E!” (kanal amerikan me pagesë).

Por edhe pse Ariana Grande ka më shumë ndjekës (160 milionë) se Kylie Jenner (140 milionë), pasuria e saj vlerësohet “vetëm” 50 milionë dollarë, ndërsa ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka 176 milionë ndjekës në Instagram. Pasuria e tij, sipas Hopper HQ është më pak se gjysma e Kylie Jenner (450 milionë dollarë).

Top 10 e klasifikimit të veçantë mbyllet me Kim Kardashian, Selena Gomez, Dwayne “The Rock” Johnson, Beyoncé, Taylor Swift, Neymar dhe Justin Bibier.

Në podiumin e sportistëve influencer Leo Messi (në vend të tretë) është pas Cristiano Ronaldo dhe Neymar Jr, të ndjekur nga David Beckham (në vend të katërt), i cili vari këpucët në gozhdë në vitin 2013. Postimet e Beckham vlejnë 357 milionë dollarë, më shumë se ylli i basketbollit të Lakers, LeBron James, dhe të ish-futbollistit tjetër Ronaldino. Në top 10, me 200 mijë dollarë për postim është edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Gareth Bale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of