Cilido që e ka vizituar Katalonjën dhe sidomos një prej qyteteve të saj më të mëdha, Barcelonën, do t’ju thotë se ajo është një prej vendeve më të bukura të Europës. Aty ju mund të vizitoni lehtësisht si detin ashtu edhe malin, pa lënë mënjanë edhe fshatrat dhe qytetet që e rrethojnë atë dhe që pa më të voglin dyshim ia vlejnë të vizitohen.
Zbuloni Cadaqués
Nëse gjithmonë keni dashur të vizitoni një vend, i cili t’ju ngjajë njësoj siç e keni parë në kartolinë, atëherë ai vend është Cadaqués. Me ndërtesat e bardha të cilat krijojnë një kontrast shumë të bukur me blunë e dallgëve medhetare dhe atë të qiellit, Cadaqués është një prej vendeve më mbresëlënëse për t’u vizituar. Nëse do e vizitoni, do ta kuptoni se përse ky qytet ishte edhe një prej atyre ky Salvador Dali gjente përherë frymëzim dhe ku ju mund të vizitoni gjithashtu edhe shtëpinë e këtij piktori të famshëm, e cila është shndërruar në muze për të gjithë ata që duan ta vizitojnë atë.
Humbisni në Gironan shumëngjyrëshe
Me katedralen e stilit gotik, një numër të lartë muzesh dhe disa prej banojve më të famshme arabe, Girona është një pasuri e vërtetë kulturore. Edhe nëse ju bëni vetëm një shtëtije nëpër rrugët e saj antike, do të jeni mëse të kënaqur që e keni vizituar këtë qytet.
Rrënojat romake në Tarragona
Në shumë aspekte, Tarragona duket si një version në miniaturë i Barcelonës, edhe pse jo me aq shumë turistë sa kjo e fundit. Ato që ia shtojnë akoma më shumë bukurinë Tarragonas janë rrënojat romake, të cilat janë ruajtur shumë mirë edhe në ditët e sotme.
Bukuria natyrore e Monseratit
Nuk duhet të jeni fetar për të vlerësuar bukurinë mbresëlënëse të Mansatirit të Monserratit, që ndodhet në një prej kodrave më të larta të Barcelonës.
Pushoni në Sitges
Nuk është më një sekret që plazhet e Barcelonës janë ndër më të bukurve në botë, por destinacioni Stiges është një prej atyre që bën përjashtim në këtë listë të gjatë.
Pranë natyrës në parkun natyror, Serra de Collserola
Pasi të keni eksploruar qendrat historike, muzetë dhe doni të qetësoni dhe të jeni sa më pranë natyrës, atëherë zgjedhja e duhur është parku natyror i Serra de Collserola. I ndodhur në veri të Barcelonës, ky park do t’ju ofrojë të gjithë qetësinë për të cilën keni nevojë.
Andorra
Andorra, edhe pse e vogël në sipërfaqe ajo është shumë e njohur për rezortet e saj luksoze të skive apo për dyqanet e famshme në të cilat mund të bëni shoping. Këtu ju mund të vizitoni edhe disa prej muzeve më të bukur dhe disa prej spa-ve më luksoze në botë.
Tossa De Mar
Si një prej destinacioneve më të famshme të Katalonjas, Tossa De Mar është një prej plazheve më të bukura. Ky qytet i vjetër i njohur për peshkim ka edhe një prej qendrave më të vjetra arkeologjike.
Vizitoni 2 katedralet në Lleida
Edhe pse nuk gëzon famën e qyteteve të tilla si Barcelona apo Girona, Llieda ofron gjithashtu shumë alternativa për cilindo që vendos ta vizitojë atë, ndër të cilat mund të përmendim katedralen e vjetër madhështore të La Seu Vella dhe katedralen e re që ndodhet në qendër të qytetit.
Vizitoni Vilafranca del Penedès
Katalonia është gjithashtu shumë e njohur për cilësinë e lartë të verës dhe Vilafranca del Penedès është vendi ideal nëse jeni në kërkim të disa prej shijeve më të veçanta të verës.
Eksploroni kulturën dhe historinë në Zaragoza
Edhe pse ndodhet ndërmjet dy destinaioneve më të vizituara, të tilla si Madridi dhe Spanja, Zaragoza vizitohet nga një numër shumë i vogël turistësh. Por një gjë e tillë duhet të ndryshojë, sepse edhe ajo mund t’ju ofrojë një numër të lartë muzesh dhe katedralesh për të vizituar, rrënoja romake dhe madje edhe disa prej dyqanve më të njohura në Europë për të bërë shoping.
Burimi: Tripsavvy