Portali e-Albania ka gjeneruar mbi 11 milionë dokumente me vulë elektronike për qytetarët dhe bizneset.
“Në e-Albania janë gjeneruar në total 11,354,513 dokumente me vulë elektronike dhe 91134 dokumente me nënshkrim elektronik, duke shënuar një rritje rekord edhe të shërbimeve që sot të platformë ofrohen me vulë dhe nënshkrim elektronik, edhe të aplikimeve të kryera nga qytetarët në çdo kohë”, tha Linda Karçanaj Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së informacionit.
Ajo garantoi se do të rriten më tej shërbimet me vulë dhe nëshkrim elektronik në platformën unike e-Albania, dokumente ligjore të vlefshme për t’u përdorur në çdo zyrë shteti.
“Në e-Albania kemi 1207 shërbime online, nga të cilat 238 dokumente merren në kohë reale me vulë dhe nënshkrim elektronik, për qindra aplikime të ndryshme. Sot, me e-Albania, procedurat janë të thjeshta, të gjitha veprimet kryhen online nga kompjuteri apo smartfoni dhe dokumenti merret në kohë reale, me vlerë të plotë ligjore”, tha Karçanaj.
Vula elektronike dhe nënshkrimi elektronik i përket vetëm institucionit lëshues të dokumentit dhe aksesin mbi të e ka vetëm ai institucion.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.