112 milionë euro kanë hyrë në Korrik-Shtatorin e 2018-s në Shqipëri përmes kanaleve bankare, por që nuk u dihet destinacioni.
Në publikimin e bilancit të pagesave nga Banka e Shqipërisë, zëri “gabime dhe harresa”, pra i parave për të cilat Banka ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, ka qenë në shumën 112 milionë euro në flukset hyrëse për periudhën e verës.
Ndërkohë mos rakordimet e bilancit të pagesave për dy tremujoret e parë të vitit që shkoi ishin rreth 180 milionë euro në total, por kësaj radhe fluksi i parave ka qenë në drejtimin e kundërt.
Paratë kanë dalë nga Shqipëria në drejtim të shteteve të tjera.
Vetë llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 146.4 milionë euro në tremujorin e tretë, duke u zgjeruar me rreth 2.6% në nivel vjetor.
Sipas Bankës së Shqipërisë përcaktues kryesor në këtë dinamikë ka qenë zgjerimi i të ardhurave parësore dalëse të lidhura me investimet direkte.
Tregues ky që kompanitë e huaja që kanë zhvilluar sipërmarrje në Shqipëri kanë rritur fitimet.
Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.