Ministria e Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se ka rreth 1 184 vende të lira pune. Informacioni është bërë publik në portalin online të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj i ka bërë thirrje qytetarëve të interesuar, që të aplikojnë për këto vende pune dhe të mos humbasin kohë.
Vendet e lira të punës, janë në sektorin privat dhe në administratë. Këto mundësi punësimi konsistojnë kryesisht si vende pune për profesione si inxhinier, infermier, punëtor, roje, shofer etj.
Gjithashtu mundësi punësimi në portalin www.puna.gov.al ofrohen edhe për profesione të tjera, si bankier, operator IT, modelist etj.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.