Kur flitet për leadershipin më vjen ndër mend gjithnjë një shprehje e Martin Luther King Jr. “Një lider i vërtetë nuk është kërkues i konsensusit, por një model konsensusi”.
Për të zbuluar se si mendojnë liderët e mëdhenj të kohërave të sotme, kam identifikuar 12 liderë të jashtëzakonshëm që përfaqësojnë sektorë të ndryshëm dhe u kam kërkuar të përshkruajnë stilin e tyre të lidershipit.
Robert Reiss: Si do ta përshkruanit stilin tuaj të leadershipit?
1.Michel Doukeris, President dhe CEO, Anheuser-Busch
Për mua, nis me njerëzit tanë. Fokusohuni në rekrutimin e njerëzve më të aftë, më pas frymëzojini ata që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Përcaktoni një vizion të qartë dhe më pas fuqizoni ekipin tuaj që të drejtojë rritjen e ardhshme të kompanisë
2.Vincent “Bo” Jackson, President dhe CEO, Bo Jackson Signature Foods
Filozofia ime personale mbi leadershipin përshkruhet më mirë në marrëdhënien mes një trajneri dhe lojtarëve. Detyra e trajnerit është që lojtarët të besojnë se madhështia ekziston tashmë brenda tyre. Roli i një trajneri është të arrijë një objektiv me sfida të mëdha, të investojë kohë/burime te një lojtar në mënyrë që të dalë në pah zotësia e tij.
3.Lawrence Calcano, CEO, iCapital Network
Janë të nevojshme shumë gjëra që kompanitë të arrijnë suksesin. Por drejtuesit e mëdhenj vendosin për ekipin, misionin dhe kulturën: duke zgjedhur njerëzit e duhur në rolin e duhur; me të gjithë që veprojnë me qartësi të plotë mbi atë që përbën suksesin (misionin); me të gjithë që drejtojnë dhe forcojnë vlerat dhe sjelljet e pranuara (kultura)
4.Ron Nersesian, President dhe CEO, Keysight Technologies
Leadershipi ka të bëjë më guximin. Guximin për të marrë një sfidë të madhe, për të bërë atë që askush tjetër nuk do ta bëjë, për të vënë në pikëpyetje status quon, për t’u përballur me një situatë të vështirë dhe për të mos u dorëzuar”
5.General David Petraeus, Chairman, KKR Global Institute
Jam përpjekur ta përshtas gjithnjë stilin tim të leadership në mënyrë që të dalë në pah më e mira e atyre që raportojnë drejtpërdrejt tek unë dhe kompanisë të cilën kam privilegjin të drejtoj. Me pak fjalë, drejtuesit duhet të punojnë shumë për të kuptuar se cili stil leadershipi do t’i japë mundësinë çdo personi që raporton tek ta të bëhen gjithçka munden – dhe të bëjnë të njëjtën gjë edhe kur flitet për kompaninë në tërësi
6.Dawn Zier, President dhe CEO, Nutrisystem, Inc.
Filozofia ime bazë e leadershipit? Të përqafoj ndryshimin. Mos kini frikë të bëni një hap jashtë zonës suaj të komfortit dhe të përqafoni ndryshimin. Në fillim kjo nuk është instiktive, por do të befasoheni nga mundësitë që do t’ju hapen kur ta bëni këtë gjë. Sot, në një ambient dinamik është e rëndësishme të jeni dinamik dhe të gatshëm të trondisni veten.
7.John Seifert, Chief Executive Worldwide, The Ogilvy Group
Unë udhëheq duke dhënë një drejtim, duke motivuar njerëzit rreth meje me një sërë parimesh e duke bërë një hap pas për t’u dhënë mundësinë atyre për të bërë sa më mirë punën e tyre. Jam një mbështetës i flaktë i idesë së mbrojtjes së njerëzve të mi, deri në vdekje, në mënyrë që të ndihen të sigurt me aftësitë e tyre për të sfiduar tradidat”
8.Leon Cooperman, Themelues dhe CEO, Omega Advisors
Është një shprehje e Andrew Carnegie që përmbledh filozofinë time të leadershipit. Do të doja ta kisha si epitaf. Këtu prehet një burrë që ishte aq i mençur sa vuri në shërbim të tij njerëz që dinin më shumë se ai.
9.Annastasia Seebohm, Global CEO, Quintessentially Group
Për mua, leadershipi nis me një qasje më njerëzore ndaj biznesit. I jap një vlerë të madhe ndarjes së mundësive me ekipin dhe shfaqjes së pasionit tim konstant dhe aplikoj një politikë me dyer të hapura.
10.JT McCormick, President dhe CEO, Scribe Media
Besoj që roli i leadership është të shërbejë dhe mbështesë njerëzit që drejtoj nëpërmjet mësimit dhe trajnimit – me synimin final për të rritur një numër më të madh liderësh.
11.Margaret Keane, President dhe CEO, Synchrony
Liderët më të mirë krijojnë një kulturë ku çdokush ndihet i angazhuar dhe me përgjegjësi, ku diversiteti sjell mendimin e ri dhe inovacionin. Liderët duhet të sigurohen që kompania të mbështesë ende këto vlera. Personalisht fokusohem që të jem e guximshme, e kujdesshme, autentike.
12.Marsha Firestone, President dhe Themelues, Women Presidents’ Organization
Leadership është një udhëkryq ku ndërthuren shumë cilësi. Një lider ka vizion, mund të komunikojë në mënyrë efikase dhe me pasion për t’i motivuar të tjerët që të bëhen pjesë e ëndrrës. Liderët e vërtetë janë njerëz krijues dhe të informuar, të cilët ndërmarrin rreziqe.
*Robert Reiss, bashkëpunëtor, Forbes
Burimi: Forbes