Minutat e para të ditës suaj të punës janë shumë të rëndësishme për një ecuri sa më të mirë të tetë orëve që ju presin më pas, sidomos në drejtim të nivelit të produktivitetit tuaj.
Më poshtë do të njiheni me 12 prej gabimeve më të shepshta që bëhen që në 10 minutat e para të një dite pune dhe këshillat për t’i shmangur ato në mënyrën më të mirë të mundshme:
Shkoni vonë në punë
Ju mund ta sabotoni ditën tuaj të punës përpara se ajo të ketë filluar.
Sipas një studimi të publikuar së fundmi në The Huffington Post, personat që vijnë më vonë në punë janë ata që marrin vlerësimet më të ulëta të performancës, edhe nëse ata largohen nga puna më vonë se të tjerët. Edhe pse një gjë e tillë nuk është e drejtë, fatkeqësisht ky është realiteti, prandaj mundohuni të shkoni në punë në orarin e caktuar ose edhe më herët nëse keni mundësi.
Harroni të përshëndesni kolegët tuaj
Nuk është se po të përshëndesni kolegët tuaj ju do të humbisni një pjesë të çmuar të kohës suaj. Përkundrazi, ju do të krijoni një mjedis sa më harmonik.
Dhe kjo është shumë e rëndësishme sidomos nëse ju jeni në pozicionin e liderit. Edhe pse shpeshherë thuhet se lideret janë shumë të zënë, një përshendetje për stafin tuaj nuk do t’ju kushtonte asgjë.
Konsumoni kafe shumë herët në mëngjes
Nëse jeni nga ata persona që nuk mund ta nisin ditën pa pirë një filxhan kafe, atëherë kjo pikë mund t’ju vinte shumë në ndihmë.
Edhe pse juve mund t’ju duket e pamundur për të filluar një ditë pune pa konsumuar më parë dozën tuaj të kafeinës, bëni kujdes sepse kafen nuk duhet ta pini shumë herët në mëngjes. Këshillohet që kafen ta pini pas orës 10 të mëngjesit, sepse hormoni-stres, fillon të bjerë gjatë kësaj ore. Dhe nëse ju e konsumoni kafene që herët në mëngjes, kur hormoni i stresit është në nivele të larta, sidomos nga ora 8 deri në 9 që ai është në pikun e tij, ju do ta luftoni atë nëpërmjet kafeinës por duke krijuar varësi ndaj saj. Prandaj pas orës 10 ju mund të konsumoni sasinë e kafes që ju duhet dhe mbi të gjitha duke mos krijuar edhe varësi të lartë ndaj saj.
E filloni ditën duke iu përgjigjur çdo e-maili
Pjesa më e madhe e njerëzve sapo ulen në tryezën e tyre të punës, kanë tëndencë të kontrollojnë postën elektronike. Por ka ndryshim të madh nga kontrollimi i saj dhe nga dhënia e përgjigjes për çdo e-mail që ju ka ardhur.
Sipas Michael Kerr, i specializuar në fushën e Biznesit Ndërkombëtar dhe autor i librit “You can’t be serious! Putting humor to work”, në 10 minutat e para të një dite pune ju duhet t’i organizoni e-mailet tuaja sipas rëndësisë dhe prioritetit të tyre.
Harroni të skeduloni detyrat kryesore
Një prej gabimeve që bëhet nga një numër i madh personash, qofshin këta lidera, menaxherë apo thjesht punonjës, është se ata harrojnë të skeduojnë ditën e tyre të punës përpara se të fillojnë punën.
Filloni me detyrat më të lehta
Studimet e ndryshme kanë treguar se energjia dhe niveli juaj i produktivitetit kanë tendencë të bien me kalimin e orëve, prandaj këshillohet që detyrat më të vështira t’i filloni që në orët e para të ditës, duke lënë për në pjesën e fundit të saj ato detyra që janë më të lehta për t’u përfunduar.
Shmangni “multi-taksking”
Në mëngjes, duke qenë se ju jeni plot me energji, mund të mendoni se mund të bëni një milion gjëra në të njejtën kohë.
Por studimet tregojnë se të bërit e shumë gjërave njëkohësisht, mund të ndikojnë negativisht në performancën tuaj, dhe se gjëja më e mirë është që secilës detyrë t’i kushtoni kohën e saj, sepse në të kundërt ju mund të merreni me shumë gjera njëkohësisht dhe në fund të mos realizoni asnjërën prej tyre.
Përhumbni në mendimet negative
Mbasi jeni vonuar në trafik. Mbase keni diskutuar me një miken tuaj, etj. Situatat të cilat mund t’ju nervozojnë dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni keq që në mëngjes janë të shumta. Por këshillohet që pasi të kaloni pragun e zyrës suaj dhe të hyni në të, t’i lini të gjitha mendimet që ju bëjnë të ndiheni keq jashtë saj dhe të mos mendoni gjatë ditës për to. Mos e lejoni stresin që të ndikojnë në të gjithë ecurinë e ditës suaj të punës.
Skeduloni takime herët në mëngjes
Takimet e mëngjesit mund të jenë thjesht një humbje kohe, sespe për pjesën më të madhe të njerëzve niveli i përqendrimit në mëngjes është në nivelin e tyre më të ulët.
Keni plani ambicioze
Mbase ju mendoni se po ta nisni ditën duke u marrë me realizimin e një detyrë të rëndësishme dhe duke menduar se planet ambicioze do t’ju motivojnë gjatë ditës, gaboheni. Një gjë e tillë ndodh sepse përgjegjësia për një detyrë të rëndësishme është shumë e madhe dhe ajo mund edhe të shoqërohet edhe me një ndjesi frike se ju do të dështoni në realizimin e saj dhe një ndjesi e tillë do t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, duke ndikuar negativisht në nivelin tuaj të produktivitetit.
Ju nuk merrni kohë për të reflektuar
Mënyra më e mirë për ta rikuperuar veten, për të rritur produktivitetin dhe për të pasur një performancë më të mirë është që ju t’i kushtoni vetes suaj disa minuta në ditë për të reflektuar. Ju mund të filloni të meditoni për vetëm 10 minuta në ditë dhe më pas ta zgjasni këtë kohë, por edhe kaq janë mëse të mjaftueshme, sidomos në fillim të ditës.
Nuk uleni prani dritares
Drita natyrale sidomos në orët e para të punës mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në ecurinë tuaj gjatë 8 orëve të tjera që ju presin. Sipas një studimi të realizuar së fundmi, drita natyrale ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj mendor dhe në humorin tuaj gjatë gjithë ditës. Nëse ju nuk keni mundësi për t’u ulur pranë dritares apo për të pasur dritë natyrale, këshillohet që ju të tregoheni shumë të kujdesshëm në ndriçimin e zyrës suaj, në mënyrë të tillë që ai të jetë sa më pranë atij natyral.