12 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 255 persona të testuar të dyshuar me Covid-19. Nga rastet e pozitive, nga tre raste ka Fieri, Kruja e Kamza, në Shkodër dy raste, ndërsa në Tiranë vetëm një rast.
“Gjatë 24 orëve që lamë pas janë kryer 255 testime, dhe prej tyre rezultojnë 12 raste pozitive, shumica e këtyre rasteve kanë qënë raste të personave të kontaktit të personave pozitivë në ditët e mëparshme. Nga rastet e teja, 3 në Fier, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, dy në Shkodër, 1 në Tiranë”.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 832 raste, nga 9,531 raste të dyshuara dhe të testuara në total. Nga këto raste 595 të infektuar janë shëruar totalisht.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19. Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 31 persona.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.