Të punosh brenda katër mureve të shtëpisë, veçanërisht me fëmijët nëpër këmbë dhe tensionin e këtyre javëve nuk është e thjeshtë.
Por vjen një lajm i mirë. Në studim i publikuar në Journal of Psychophysiology, i kryer nga Universiteti i Ilinoisit thotë se konsumimi i avokadove rrit përqendrimin. Megjithatë, nuk mjafton një avokado në ditë për t’u përqendruar te puna në këtë moment të vështirë, që na detyron të gjithëve të qëndrojmë në shtëpi dhe të punojmë – nëse është e mundur.
Nëse në disa drejtime, puna nga shtëpia ka shumë avantazhe, është po aq e vërtetë se kur tensioni psikologjik është i fortë (si në këto javë të rënda) dhe kur keni në shtëpi fëmijë, prindër, shokë me të cilët ndani apartamentin, kafshë, është e thjeshtë të shpërqendrohesh.
Aromaterapia kur mungon përqendrimi
Ekspertja e terapive natyrore, Emanuela Mattiuzzi, këshillon që të përdorni aromaterapinë nëse këto ditë, përqendrimi është utopi. “Vaji esencial i barit të limonit qetëson sistemin nervor. Mjaftojnë tre pika te kyçet e duarve. Edhe esenca e mandarinës, është efikase, ul tensionet dhe ju ndihmon në përqendrim, por këshillohet edhe në meditim”.
Por si e ruajnë përqendrimin 12 shenjat e zodiakut kur punojnë nga shtëpia? Lexojeni më poshtë…
Dashi
Të dominuar nga planeti Mars, jeni të pavarur dhe prireni të bëheni nervozë kur punoni në shtëpi, aq më shumë me familjarët pranë. Arrini të përqendroheni për pak kohë dhe jo shumë, dhe shpesh shpërtheni për shkak të ankthit që ju kap kur qëndroni në një vend.
Demi
Ju pëlqen ta ndani punën nga sfera personale. Për këtë arsye, gjeni përqendrimin vetëm me kushtin që të qëndroni në një kënd, i gjithi i juaji, që do ta mbroni nga gjithçka dhe të gjithë, duke e mbushur atë, në një kohë të shkurtër, me lule, qirinj dhe çokollata.
Binjakët
Bij të Merkurit, jeni intuitivë dhe dini ta menaxhoni mirë stresin në situata të pazakonta. Për të ruajtur përqendrimin, parapëlqeni të punoni në orare të pazakonta: ose natën vonë ose herët në mëngjes. Jeni antikonformistë në AND tuaj.
Gaforrja
Ju po thithni gjithë negativitetin e këtyre ditëve si pasojë e ndjeshmërisë që ju karakterizon.Përqendrimi juaj është në varësi të humorit që ju ulet dhe ngrihet shpesh (për shkak të Hënës).
Luani
Jeni krijues, por keni defektin se shpërqendroheni lehtë. Ju mendoni se kur bëni veç një gjë me radhë është humbje kohe dhe nëse rreth jush keni njerëz të familjes / shokë dhomë, kërkoni respektin maksimal për këndin tuaj të punës.
Virgjëresha
Jeni njerëz shumë të përgjegjshëm dhe të saktë. Për të punuar nga shtëpia, ju organizoni hapësirën rreth tryezës së punës dhe ua bëni menjëherë të qartë atyre që jetojnë me ju oraret, gjatë të cilave nuk dëshironi kurrsesi t’ju shqetësojnë.
Peshorja
Jeni mjaft të paqëndrueshëm si shenjë ajri që jeni. Kjo do të thotë që aftësia për të qëndruar të përqendruar varion, një ditë përqendroheni shumë, të nesërmen, aspak (duke u ndier në faj).
Akrepi
Ju keni një personalitet të fortë. Për të gjetur përqendrimin duhet të mbylleni në një dhomë, me çelës. Ata që do të përpiqen t’ju ndërhyjnë, do të futen telashe. Jeni të pakompromistë dhe të pamëshirshëm.
Shigjetari
Ju jeni një shenjë zjarri, jeni ndër ata që u përshtateni më mirë situatave të reja. Ju përpiqeni të qëndroni i përqendruar duke praktikuar ‘positive thinking’. Gjatë saj bëni edhe pauza, duke marrë ndonjë mik në telefon, por më pas i futeni sërish punës me energji.
Bricjapi
Jeni mësuar të punoni vetëm dhe jeni shumë të pavarur. Ju u jepni një shembull të mirë të gjithëve në shtëpi në vendosmërinë që tregoni ngjitur para kompjuterit deri sa të mbyllni gjithë detyrat e ditës.
Ujori
Durimi nuk është pika juaj e fortë. Qëndrimi në shtëpi dhe përqendrimi tek puna është diçka e vështirë për ju. Gjeni gjithnjë një justifikim për t’u shkëputur.
Peshqit
Si shenjë e ujit, ju karakterizon ëmbëlsia. Përqendroheni në punë vetëm nëse jeni në humor të mirë, përndryshe përhumbeni në ëndrrat tuaja me sy hapur dhe lamtumirë punë.
Burimi: Vanity Fair