13 idetë më origjinale teknologjike për të befasuar miqtë tuaj për Krishtlindje

24/12/2016 4:30 PM 0 komente

Për ata që duan të befasojnë miqtë e tyre dhe në të njëjtën kohë të mos jenë banalë, në internet gjenden shumë ide, pajisje teknologjike, disa të shtrenjta, disa jo – gjithë fantazi. Një objekt i përditshmërisë mund të shndërrohet në një pajisje të vogël (të madhe) inovative. Janë ata aksesorë që “nuk i dinit se i donit”, por mjaft të dobishëm, për të cilët nuk e dinit se ekzistonin. Paksa absurde. I gjeni online.

Më poshtë është një listë me ide për dhurata të ‘çmendura’ për Krishtlindje.

 

Bluza që gjen WiFi

Një detektor që gjen Wifi të cilin mund ta vishni. Mjaft i nevojshëm kur udhëtoni, por edhe në qytetin ku jetoni. Shpesh kur mbaron interneti në celularin tuaj, ju kërkoni fjalëkalimin e lokalit apo qendrave tregtare për t’u lidhur me internet. Për t’i gjetur shpejt, thinkGeek ka ideuar “bluzën që gjen Wifi”. Mjaft të fusni bateritë dhe ikona Wifi e dizajnuar në bluzë do të ndriçohet menjëherë sapo të gjejë një Wifi aty afër. Çmimi fillon nga 19.94 deri në 24.49 dollarë

Wifi

Jastëku muzikor

Nëse duhet të mendoni një dhuratë për miqtë tuaj që vuajnë nga pagjumësia, teknologjia ju vjen në ndihmë. Në mënyra të ndryshme. Për shembull duke u zhytur në ëndrra nën ritmin e muzikës. Kompania italiane hi-Fun ka krijuar jastëkun “muzikor” hi-Sleep. Ekonomik dhe në shumë ngjyra: blu, e kuqe, bojëqielli. Lidhet me iPhone-n dhe iPod. Mbështesni kokën dhe do të dëgjoni muzikë….Çmimi: 19.99 euro

Jasteku muzikor

Jastëku romantik

Nëse doni të bëni pak shaka me ata që janë singëll për një kohë të gjatë, mund të vini si dhuratë poshtë pemës një të ‘dashur jastëk’. Një krah i butë ku mund të mbështeteni dhe të flini të qetë. Ky jastëk gjendet në versione të ndryshme dhe varion nga 15-25 euro.

Jasteku

Ora që ia mbath vrapit

Quhet Clocky dhe motoja e saj është “më kap nëse mundesh”. Me ngjyra, e vogël dhe e shpejtë falë rrotave të mëdha anash. Dy dritat pulsuese u ngjajnë dy syve simpatikë – por sa fillon të bjerë alarmi, ora nis të vrapojë nëpër dhomë. Dhe për ta ndalur duhet së pari ta kapin. Një orë për gjumashët e pandreqshëm :) Clocky mund ta gjeni në Amazon me ngjyra të ndryshme, modelet standarde kushtojnë 17,99 euro.

Ora e verdhe

Ora me shënjestër

Ka nga ata që kur zgjohen në vend të kafesë kërkojnë adrenalinë. Për të dalë nga faza e përgjumjes e për t’u hedhur në një film aksion është ora me shënjestër. E pajisur me një tabelë dhe një pistoletë laser, për të fikur alarmin duhet të merrni shënjestër në qendër, duke përdorur rreze infra të kuqe. Në Amazon gjenden disa modele si për shembull ai i kompanisë Venkon (33 euro) apo i Ecvision (28 euro).

Ora shenjester

Ora hekikopter

Nuk vrapon, nuk shndërrohet në një shënjestër, por fluturon. Ideja e tretë për t’u zgjuar është ndoshta më origjinalja. Kur bie alarmi, pjesa në formë helike fluturon nëpër dhomë. Për ta fikur alarmin, nuk ka butona; duhet të kapni pjesën që ka fluturuar dhe ta vini në vendin e saj. Në Amazon, orën helikopter mund ta gjeni për rreth 15 euro.

ora helikopter

Qirinjtë pa dyllë

Qirinjtë janë të përsosur për të krijuar atmosferë, por dylli shkrihet gjithandej, mbetet në sipërfaqe dhe është paksa e vështirë për ta hequr. Për ata që pëlqejnë flakët, ekzistojnë qirinjtë Led. Ndryshojnë ngjyrë dhe vazhdojnë të ndriçojnë edhe nëse nis të bjerë shi. Disa modele si «Mooncandles» të firmës FrostFire, janë të pajisura me telekomandë dhe mund të përcaktoni se sa kohë do të qëndrojnë ndezur. Kështu mund të na zërë gjumi në divan të sigurt se në një moment të caktuar “flaka” do të shuhet. Setin e “Mooncandles” mund ta gjeni me çmimin 15,99 euro.

Qirinjte led

Filxhani që vetëpërzien

Ndoshta nuk është kaq e domosdoshme por ama filxhani që vetëpërzien është një ide origjinale. Ngjan me një filxhan normal për kapuçino apo çaj, por është i pajisur me një buton te bishti që, nëse e shtyp, shkakton një vorbull. Një dhuratë origjinale për ata që janë vërtet dembel. Filxhanin që vetëpërzien mund ta gjeni online edhe për më pak se 10 euro.

Filxhani perzieres

Plum, për ata që pëlqejnë verën

Është një dhuratë paksa e kushtueshme, por që do të vlerësohet shumë nga frekuentuesit e enotekave. Quhet “smart Plum” dhe përbëhet nga dy pjesë brenda të cilave janë të vendosura tre telekamera. Kur shishja vendoset në të, skanohet etiketa dhe informacionet kalohen në një databasë nëpërmjet Wi-fi për të njohur llojin e verës. Më pas kjo pajisje rregullon automatikisht temperaturën dhe të dhënat e shishes së verës, përfshirë edhe emrin e prodhuesit, shfaqen në ekranin “touch”. Një tjetër funksion i rëndësishëm është se e ruan verën deri në 90 ditë, duke shmangur oksigjenimin e verës nëse shishja është hapur më parë. Plum kushton 1.499 dollarë dhe mund ta porosisni online.

Plum - vera

Piruni inteligjent

Një dhuratë për të menaxhuar mënyrën e të ushqyerit dhe për të përmirësuar stilin e jetës. Hapifork është një pirun “inteligjent”, ideal për ata që hanë shpejt dhe nuk kujdesen për peshën e tyre. Kjo pajisje na lajmëron – me tinguj dhe drita – kur jemi duke ngrënë shumë shpejt; nëpërmjet Bluetooth lidhet me aplikacionin Hapifork ku ruhen të gjitha të dhënat e mbledhura. Hapifork mund ta blini online për 99 dollarë.

Piruni inteligjent

Kapelja me dritë

Ka nga ata që nuk mund të ndahen nga biçikleta. Edhe në mbrëmje, e përdorin si mjet për të shkuar në destinacione të ndryshme. Kapelja me dritë Led të integruar në të është pajisja ideale. Është e dobishme edhe kur ikin papritur dritat apo nëse doni të lexoni në krevat pa qenë nevoja të ndizni dritat në dhomë. Kapelen me ndriçues Led mund ta gjeni në internet për rreth 15 euro.

Kapelja me drite

Xheli për pastrimin e tastierës

E kush nuk ka thërrime ndërmjet tasteve në tastierë? E kush nuk i sheh me bezdi njollat e papastërtisë në tastierë duke shpresuar se një ditë do të zhduken. Eh për fat të keq kjo nuk ndodh. Por për fat të mirë ka një zgjidhje të shpejtë dhe njëkohësisht e këndshme, xheli magjik, që ngjitet në tastierë, e kur e lëviz eliminon çdo grimcë papastërtie. Ose të paktën përmirëson situatën. Xheli për pastrimin e tastierës kushton më pak se 10 euro.

Xheli per tastieren

Sushi e bërë vetë…

Një ndër sendet më të veçanta që mund të gjenden në internet. Quhet Sushi Bazooka dhe është një “armë” që qëllon topa orizi, të veshura me peshk të gjallë (krudo). Për ata që duan të shijojnë gatimet shtëpiake japoneze, ky është një instrument i jashtëzakonshëm për të përgatitur sushi në mënyrë të shpejtë. Mjaft që të vendosen përbërësit në anët e tubit, më pas mbyllet dhe shtypet butoni. Sushi Bazooka kushton 25 euro.

Sushi

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of