Qeveria në detyrë e Kosovës do ta organizojë shënimin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Për 17 Shkurtin, Qeveria në detyrë ka marrë vendim që t’i ndajë 70 mijë euro.
“Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës ndahen mjete financiare në vlerë prej 70. 000 (shtatëdhjetëmijë) euro”, thuhet në komunikatën e ekzekutivit.
Qeveria në detyrë ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje: 1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese; 2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar; 3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar; 4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe 5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill: 1. Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar; 2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar; 3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar; 4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar; 5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe 6. Përfaqësues të OJQ-ve”, thuhet në njoftim.
Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 70 mijë euro.
Ttashmë është zbuluar edhe logo e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e cila është punuar nga studentët e dizajnit grafik në Innovation Centre Kosovo (ICK).
Shënimi i përvjetorit të 13 të shpalljes së pavarësisë do të shënohet tri ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralamentare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.