130 milionë euro, dëmi nga skemat e mashtrimit dhe evazionit me taksat në 2018-n

16/04/2019 11:02 PM 0 komente

Në total vlera e zbuluar e evazionit fiskal vitin e kaluar ishte 16 miliardë lekë ose 130 milionë euro, sipas të dhënave nga hetimi tatimor.

Zëri i parë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar është fshehja e qëllimshme e të ardhurave me një 6.5 miliardë lekësh ose 52 milionë euro. Ndërsa zëri i dytë është mospagim i të ardhurave me 5.4 miliardë lekë ose 43 milionë euro.

Skemat e mashtrimit të TVSH ishin zëri i tretë në madhësinë e evazionit fiskal të zbuluar vitin e kaluar.

Ndër zërat e evazionit fiskal, skema më e rrezikshme është mashtrimi me TVSH pasi nëpërmjet saj persona mashtrues pa lidhje me biznesin përfitojnë lekë pas dhënë asnjë në kontribut në ekonomi.

Strukturat e hetimit në Administratën tatimore kanë zbuluar vitin e kaluar 12 skema të mashtrimit me TVSH të cilat kapën një vlerë prej 4.1 miliardë lekësh ose 33 milionë euro.

Mashtrimi me biznese fiktive për qëllime të rimbursimit të TVSH është një praktikë e njohur në vendin tonë.

Shuma e TVSH që u përfitua pa të drejtë nga skemat e mashtrimit ishin sa 11.3 për qind e të ardhurave faktike nga TVSH-së së grumbulluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Rastet e zbuluara nga hetimi tatimor janë referuar në prokurorinë e Tiranës gatë vitit të kaluar. Nisur nga këto denoncime në fillim të këtij viti Prokuroria e Tiranës arrestoi 25 administratorë të kompanive fiktive për falsifikim faturash dhe skema mashtrimit me TVSH. Mashtrimi që kishin bërë këto kompani ishte rreth 18 milionë euro.

Hetimi tatimor ka faktuar se faturat false, ku për blerjet shënoheshin fruta dhe perime dhe për shitjet hekur dhe beton.

Ndërsa vite është rritur numri i denoncimeve në prokurori për mashtrime me taksat.

Gjatë vitit 2015 ishin  153 referime në prokurori, në vitin 2017 ishin 165 referime ndërsa gjatë vitit 2018 ka pasur 308 referime në total.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of