Përdorimi i kompjuterit dhe internetit është rritur vitet e fundit nga kompanitë shqiptare, por shitja përmes internetit vijon të jetë e ulët.
Sipas INSTAT, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit në vitin 2022. Ndërkohë është rritur përdorimi i mediave sociale. Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Twiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Sipas raportit tw INSTAT, ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune gjatë vitit 2022, përfaqësojnë 99,0 % të ndërmarrjeve, nga 98,5 % që rezultuan në vitin 2021.
Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 31,3 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 27,8 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 78,9 %, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 67,9 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 60,9 %.
Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter për qëllime pune në vitin 2022, 98,7 % e tyre kanë akses në internet nga 98,4 % në vitin 2021. Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune me akses në internet përbëjnë 29,2 % të të punësuarve gjithsej nga 26,2 % që rezultuan në vitin 2021.
Në vitin 2022, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 33,6 % e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.
Në vitin 2022, 99,0 % e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 98,1 % që rezultuan në vitin 2021. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 63,0 % nga 54,5 që ishte në vitin 2021, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 22,1 %.
Faqja e internetit është përdorur nga nga 53,3 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 45,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Në vitin 2022, 13,8 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,6 %, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 29,7 % dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 25,6 %.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 77,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 69,0 % që rezultoi në vitin 2021.
Në vitin 2022, 38,6 % e ndërmarrjeve kryen takime në distancë duke përdorur Skype, Zoom, MS Teams, ËebEx, etj dhe 42,0 % e ndërmarrjeve kishin akses në distancë në sistemin e postës elektronike (email), dokumentet e ndërmarrjes apo aplikacionet e biznesit ose në softuerët e ndërmarrjes.
Në vitin 2022, 66,2 % e ndërmarrjeve kanë përdorur masat, kontrollet dhe procedurat e aplikuara në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit me qëllim sigurimin e integritetit, autenticitetit, disponueshmërisë dhe konfidencialitetit së të dhënave dhe sistemeve.
Në vitin 2022, 5,5 % e ndërmarrjeve kanë përdorur robotë industrialë apo të shërbimit për të kryer detyra të caktuara automatikisht (saldim robotik, prerje lazer, mbikëqyrje, pastrim, transport, etj).
Në vitin 2022 , 26,3 % e ndërmarrjeve kanë specialist të fushës TIK të cilët kanë si detyrë kryesore të zhvillojnë, operojnë apo të mirëmbajnë sisteme dhe aplikacione TIK të ndërmarrjes.
Në vitin 2022, 46,7 % e ndërmarrjeve kanë zbatuar masat për uljen e sasisë së letrës së përdorur për printim dhe kopjim apo uljen e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK, nga të cilat:
40,2 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e letrës së përdorur për printim dhe kopjim
41,4 % e ndërmarrjeve ulën sasinë e konsumit të energjisë të pajisjeve TIK.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tek ne akoma s’te thone cmimin kur i kontakton. Thone hajde tek showroom-i yne per oferten me te mire. Hap faqet web, s’ka asnje cmim. Metoda e “mbushjes se mendjes” ndaj klienteve ndoshta funksiononte 20 vite me pare, kur duhet te pyesje komshinjte se ku ka dyqan per filan gje. Atehere detyrohej klienti te blinte se s’dinte ku te shkonte tjeter.
Sot te dalin te gjitha zgjedhjet me nje kerkim ne Google. Nese nuk shfaq cmim online, dhe me keq akoma nuk ma thua cmimin kur te kontaktoj, thjesht me largon si klient.