Të paktën 14 raste të reja pozitive me COVID-19 janë konfirmuar në vend. Në daljen e zakonshme për mediat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 231 testime prej të cilëve 35 personel shënderësor.
“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19 prej të cilëve një personel shëndetësor në Shkodër. Nga rastet e reja 7 i përkasin Krujës, 5 raste të Tiranë 2 raste në Shkodër.
Janë testuar 5542 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 562 raste, pra 10% e të gjithë të testuarve.Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 314.Në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Tiranë, Skodër dhe Krujë” sqaroi Marjeta Dervishinga Instituti i Shëndetit Publik.
Shifrat e detajura dhe harta sipas qyteteve në link: https://www.monitor.al/covid-19/production/shqip-covid-albania.php
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.