14 raste të reja me koronavirus, numri total i të infektuarve ka shkuar në 1003

20/05/2020 10:02 PM 0 komente

14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë nga testimi i 208 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Të mërkurën janë shëruar 3 pacientë. Deri tash në Kosovë janë testuar 12406 persona. Prej tyre 1003 kanë dalë pozitivë. 29 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa 772 janë shëruar.

 

Janë ngritur përsëri shifrat e të të prekurve me Covid-19 në 24 orësh në Kosovë.

Vetëm sot, 14 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.

Ndërsa të shëruar janë regjistruar tre persona.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste sipas vendbanimit: 8 raste Prizren dhe komuna e Rahovecit 6 raste sipas vendbanimit 6 raste Rahovec.

Njoftimi i plotë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë: 

Sot më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 14 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).

Sot më 20 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 20 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.406 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.003 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 20 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.039.593 raste të COVID-19 dhe 326.903 raste të vdekjes.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of