15 fjalë të fuqishme për të përshkruar veten në një intervistë pune

15/01/2021 1:31 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Jeni në një intervistë pune dhe ju bëjnë një pyetje të vështirë: Cilat do të ishin tre fjalë që ju përshkruajnë ju?
Në këto çaste do të ndiheshit konfuz për të zgjedhur fjalët e duhura për të përshkruar veten.

“Nëse them X (fjalë), a do të ishte zgjedhja më e mirë?”
“Nëse them Y, çfarë do të mendojnë që nënkupton?”
Përgjigjja është: varet

Çdo gjë ka ndryshuar në vitin 2021 – nga strategjia për kërkimin e punës, te mënyra se si njerëzit punësohen e deri te mënyra si zhvillohen intervistat.

Me metodologjitë e reja, është e rëndësishme të merrni në konsideratë fjalët më të mira për të përshkruar veten në një intervistë pune. Çelësi është të gjeni fjalë që të jenë thelbësore si për misionin e kompanisë, përshkrimin e punës si dhe për nevojat aktuale. Zgjedhja e fjalëve të duhura për të përshkruar veten mund t’ju vërë në linjë të parë në fazën e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.

Më poshtë janë disa ide për zgjedhjen e fjalëve për të përshkruar veten përveç mbiemrave klishe: i orientuar drejt detajit, ambicioz dhe i përgjegjshëm:

  1. I përshtatshëm
  2. I gjithanshëm
  3. I qëndrueshëm
  4. I besueshëm
  5. Proaktiv
  6. Vëzhgues
  7. I disiplinuar
  8. I guximshëm
  9. Transparent
  10. I përgjegjshëm
  11. Bashkëpunues
  12. I përpiktë
  13. Me etikë
  14. Praktik (në gjetjen dhe kapërcimin e vështirësive)
  15. I vetëdijshëm (me inteligjencë emotive)

Ideja është për të menduar “jashtë kutisë” dhe për të marrë në konsideratë fjalë që mbështeten edhe nga rezultatet dhe kontributi juaj. Për shembull, filloni të mendoni për mënyrën se si etika juaj është vënë para një sfide dhe si e keni zgjidhur një problem, apo se si e keni arritur në fund një rezultat duke qenë etikë.

Çelësi është të përshkruani veten me fakte dhe ndikimin që keni pasur më shumë se në zgjedhjen e fjalëve të tepërta. Për vitin 2020 mund të merrni në konsideratë edhe mundësinë për të zgjedhur fjalë që lidhen me sfidat me të cilat jeni përballur në drejtim, në transformim, në ristrukturim madje edhe në menaxhimin e krizave.

Mos harroni, qëllimi i pyetjes “Cilat janë tre fjalë për të përshkruar veten” është të pikturoni një tablo,e cila është një kryevepër për intervistuesin. Kur mendoni për artin në kanavacë, ai ka shumë forma, ngjyra dhe elemente të tjera që mbivendosen. Personaliteti juaj është ajo vepër arti dhe detyra juaj është t’i tregoni intervistuesit historinë që qëndron pas kësaj kryevepre. Zgjidhni fjalët që përqendrohen te rezultatet, kontributi juaj dhe thirrjet për veprim.

Burimi: The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of